Çlirim Gjata: Vendimi ndaj Berishës i nxituar, Blinken ka barrën e provës

Çlirim Gjata: Vendimi ndaj Berishës i nxituar, Blinken ka barrën e provës

19:31, 26/10/2021
A+ Aa A-

Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për padinë e Blinken ndaj Sali Berishës.

Gjata thekson se kjo padi ndaj Berishës është e nxituar, duke shtuar se Blinken e ka barrën e provës.

“Berisha ka paditur sa di unë, motivacionin, pra duhet të sillen prova për ato që janë thënë në adresë të tij. Shenjat tregojnë se Berisha do fitojë, sepse Blinken ka barrën e provës, por do jetë vendim që mund të studiohet në universitetet tona. Ke të bësh me zotin Berisha, që ka pritur president amerikan në Shqipëri, ka qenë në Uashingtion.

Ndërkohë, këta që kanë bërë këtë punë nuk e njohin fare Shqipërinë e Ballkanin. Ti nuk po thua gjysmë fjale për Vuçiçin, që ka qenë ministër i Millosheviçit, që dikur e ke bombarduar, e ti do shpallësh non grata Berishën, prit se nuk ke të bësh me një kryertar partie. SHBA duhet të tërhiqet, por t’ja lëmë kohës. Tom Doshi u shpall non grata, por se fitoi 3 deputetë. Basha nuk duhet ta bënte këtë gjë që ka bërë, sepse nëse Berisha vjen me fitore të kauzës së tij, çfarë do bëhet atëherë”, u shpreh Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco