VIDEO- SYRI TV/ Basha hesht për problemet e shqiptarëve, ndalon edhe deputetët që të ngrenë zërin

VIDEO- SYRI TV/ Basha hesht për problemet e shqiptarëve, ndalon edhe deputetët që të ngrenë zërin

19:25, 26/10/2021
A+ Aa A-

Edhe pse nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi masakrën që pritet të ndodhë në zonën e Laprakës ku do të shemben mbi 700 banesa, tashmë Lulzim Basha po pengon edhe deputetët demokratë që të ngrenë zërin mbi këtë problematikë. Deputetja Albana Vokshi kërkoi në mbledhjen e grupit që të përfshihet në listën e deputetëve që do flasin në parlament, por kjo kërkesë e saj nuk u miratua nga Basha, madje i fundit i kërkoi asaj që problemet të raportohen te pranë kreut të grupit Alfred Rushaj

SYRI TV

Kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me një akt të paprecedent po u heq të drejtën deputetëve të PD-së që të ngrenë zërin mbi shqetësimet reale të qytetarëve, sidomos në zonat ku ata janë zgjedhur. Në mbledhjen e fundit të grupit, deputetja Albana Vokshi ka kërkuar llogari për mënyrën se si përzgjidhen deputetët për të folur në parlament, pasi ajo kërkonte të ngrihej zëri për banorët e Laprakës, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe.

“Nuk e di se si i ndani folësit në Parlament, sepse kam kërkuar që të flas. Rendi i ditës është që të flitet për shqetësimet e qytetarëve në zonat përkatëse. Në fakt, unë kam kërkuar që të flas sot për shkak të një problematike që ka në zonën time, në Laprakë ku po ndërtohet Unaza e Madhe dhe ku projektohet të shemben 700 shtëpi. Unë dua të flas për këtë, sepse është problem i drejtpërdrejtë. Nëse unë nuk e ngre shqetësimin e tyre, si do t’u shkoj sërish”.

Ndërsa Lulzim Basha, duke heshtur mbi këtë problematikë, e cila prek 700 banesa në gjurmën ku kalon Unaza e Madhe, kërkoi nga deputetët që të raportojnë problematikat e qytetarëve pranë zotit Rushaj.

“Me kryetarin e grupit do të keni edhe një rol më të madh tani, sepse duhet t’i referoni në lidhje me punën tuaj jo vetëm për komisionet parlamentare, por edhe për punën tuaj me bazën. Dua që ta kem një raport me kontributin dhe rolin e secilit prej jush në bazë dhe në komisionet parlamentare”.

Pavarësisht deklaratave të Bashës dhe kërkesës konkrete të deputetes Vokshi, kësaj të fundit nuk iu dha fjala në sallën e parlamentit për të ngritur këtë shqetësim serioz të banorëve të Laprakës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku26/10/2021 19:56

Mender deputetë. Parlament, Kuvend. Vend për të folur, parlare, kuvenduar lirshëm. Kur nuk të lënë të flasësh në tempullin e fjalës së lirë , aty ku të ka mandatuar populli për të folur pa asnjë kufizim, atë që të dikton ndërgjegja dhe detyra, çfarë lesh parlamentarësh jeni. Merrni rroga e benefite për të kryer këtë detyrë. Në se i bindeni diktatit të kapos për çfarë duhet të flisni e për çfarë të heshtni, kot e kemi parlamentin si këndi i emulacionit socialist, nuk na duhet një parlament buratinësh, mjaftojnë dy kapo’, një kapo’i shumicës dhe një kapo’ i opoziçkës, kursejmë 138 rroga shumëzuar me dhjetë për lëpirësit që i sillen rrotull çdo dhjeputeti që nuk mund të flasë në foltore pa lejen e Rrush Bash Dram Ballëshve. Bëjini mutin grupit parlamentar që nuk ju jep leje të flisni atë që mendoni, pavarësinë ju a ka siguruar vota.

Shto koment

Denonco