Berisha: Protestat do të përfundojnë vetëm me rrëzimin përfundimtar të Ramës

Berisha: Protestat do të përfundojnë vetëm me rrëzimin përfundimtar të Ramës

18:23, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nga 'Foltorja' e Kavajës, sih-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protestat do të nisin dhe nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

"Dua t’i them Edvinit dhe atij, të dyve, pengmarrësit dhe pengut, dua t’i them se natën e 19 shkurtit, duke u gdhirë 20 shkurt në 1991, nga ky qytet kanë ardhur në këmbë 1500 burrate Qyteti Studenti. Kanë ardhur në këmbë nga frika se mos regjimi po bllokonte rrugën. Në çdo hap të tyre ishte një votë, demokratët do të votojnë protesta dhe vetëm protesta, ka ikur koha e mashtrimeve. S’na mashtron dot njeri.

Edi Rama ke rrëmbyer votat e këtyre burrave dhe grave shqiptare, dhe do të paguash një për një për çdo votë. Ne jemi ata që jemi të betuar, presim me padurim që të fillojnë protestat të cilat do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco