Berisha: Mafia e Sorosit dërgoi Saimir drogën në ‘Dhomën Ovale’, për të na turpëruar

Berisha: Mafia e Sorosit dërgoi Saimir drogën në ‘Dhomën Ovale’, për të na turpëruar

18:18, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nga 'foltorja' e Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ashpërsi ndaj emërimit të Ramës në Ministrinë e Brendshme të Saimir Tahirit dhe vizitën e këtij të fundit në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Berishës, mafia e Xhorxh Sorros bashkë me Ramën, dërguan qëllimisht ministrin trafikant vetëm për të turpëruar shqiptarët para gjithë botës, si popull i lidhur me grupet kriminale dhe drogën. 

Berisha: Është i vetmi kryeministër në europë dhe botë që emëron ministër trafikantin, deputetin e parë me skaf, Saimir Shullazin. Pasi u kap në flagrancë se bashkëpunonte me 'grupin Habilaj', Edi Rama dhe mafia e Xhorxh Sorrosit e dërgojnë Tahirin në Zyrën Ovale, që skishte shkelur kurrë një Ministër i Brendshëm nga Shqipëria apo një vend tjetër, por duhet të shkelte Saimir droga për të na turpëruar të gjithëve ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco