VIDEO/ Berisha: 'Foltorja' rrugëtim misionar për përmbysjen e narkoshtetit

VIDEO/ Berisha: 'Foltorja' rrugëtim misionar për përmbysjen e narkoshtetit

17:43, 26/10/2021
A+ Aa A-

Nga qyteti ku është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 'Foltorja' është rrugëtimi misionar për përmbysjen e narkoshtetit.  

Foltorja, tha Berisha, riktheu shpresën dhe entuziazmin te qytetarët për nxjerrjen e Shqipërisë nga këneta ku e ka zhytur Edi Rama. 

"Kjo Foltore shënon fillimin e një rrugëtimi tonë të ri, e një udhëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj dhe me këtë rast urimi është, zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, demokratët kudo që janë, që shndërruan foltoren në burim shprese, optimizmi, sovraniteti dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja, nga zemrat tuaja, nga shpirti juaj. Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese, si një thirrje e madhe, të ngrihemi dhe të nxjerrim Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka zhytur regjimi i Edi Ramës", u shpreh Berisha 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco