VIDEO/ Ristani: Ja si mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

VIDEO/ Ristani: Ja si mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së

22:51, 25/10/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një lidhje telefonike në Çim Peka Live, shpjegoi sesi mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Ristani tregoi se ka dy mënyra për ta mbledhur Kuvendin, kurse shtoi se  Kuvendi ka kompetenca të mëdha, aq sa të çvlerësojë e të vendosë rregulla të reja.

“Ajo që duhet pasur parasysh është që Kuvendi Kombëtar i PD-së është organi më i lartë vendimmarrës. Vendimmarrja në PD është vetëm kolegjiale. Asnjë organ mono-kratik nuk ka të drejtë që të marrë vendime. Kuvendi ka dy mënyra për t’u mbledhur. Njëra është nëpërmjet staturës që përcakton statuti, kur e thërret Kryesia apo Këshilli Kombëtar por ka mënyrë edhe vetëmbledhjen. Ajo që po tentohet është thirrja e Kuvendit ku kërkohet vetëmbledhje, e ku kërkohet një e katërta e përbërjes së Kuvendit. Kur një e katërta e kërkon dhe Kuvendi mblidhet, s’mund të pengohet mbledhja e Kuvendit.

Kuvendi kur mblidhet ka kompetencë të bëjë çdo vendimmarrje, që i duket e arsyeshme dhe që i vlen organizatës, pra partisë për ecurinë e saj më tej. Nuk ka teknikalitet, që të pengojë mbledhjen e Kuvendit, kur kërkohet. Nëse e kërkon një e katërta, mbledhja duhet bërë. Nuk ka nevojë për miratim, nëse e kërkon një e katërta, nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit. Kuvendi mblidhet dhe merr vendimin e vet. Kuvendi ka kompetenca deri të shkrij fare partinë. E thashë jo se do ndodhë, por për ta thënë gamën e gjerë të kompetencave që ka Kuvendi. Pra, mund të çvlerësojë rregulla më herët dhe të vendosë rregulla të reja”, u shpreh Ristani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco