Çim Peka: Janë mbledhur 4 mijë firma për Kuvendin! Salianji: Pse Basha nuk shkarkohet

Çim Peka: Janë mbledhur 4 mijë firma për Kuvendin! Salianji: Pse Basha nuk shkarkohet

22:27, 25/10/2021
A+ Aa A-

Debat në 'Çim Peka Live' në Syri Tv ku i ftuar ishte deputeti i PD, Ervin Salianji përballë gazetarit Çim Peka, analistit Enton Abilekaj dhe avokatit Genc Gjokutaj. 

Peka u shpreh se janë mbledhur 4 mijë firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Por Salianji deklaroi se Basha nuk shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar sepse është zgjedhur sipas parimit një anëtar, një votë nga 75 mijë anëtarë të PD. 

Edhe nëse ndryshohet statuti nga Kuvendi, tha Salianji, sërish ndryshimet nuk kanë fuqi prapavepruese dhe se Basha do të vijojë të ushtrojë mandatin e kryetarit të PD për 4 vitet e ardhshme. 

Pjesë nga debati 

Çim Peka: Janë mbledhur mbi 4 mijë firma, pra mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm, shkarkon Bashën për shkelje të statutit dhe cakton një kryetar tjetër. Ju çfarë do të bëni, do t'i bashkoheni vulës së Bashës apo të shkoni me delegatët e Kongresi të cilët janë votuesit tuaj?

Ervin Salianji: Lulzim Basha është zgjedhur me një anëtar një votë, kryetar i PD. Shkarkimi bëhet nga Këshilli Kombëtar përmes një mocioni. Nëse statuti ndryshon, kalon filtra, por sërish ndryshimet e bëra në atë moment nuk kanë fuqi prapavepruese. Lulzim Basha ka një mandat 4-vjeçar dhe këtë t'ua themi njerëzve. Na pëlqen apo jo, është votuar nga ata. 

Genc Gjokutaj: Kuvendi Kombëtar e shkarkon apo jo?

Ervin Salianji: Jo, nuk e shkarkon, sepse është zgjedhur me një anëtar, një votë. Kur të zgjedhin 75 mijë, nuk mund të të shkarkojë një organ më i vogël. Këshilli Kombëtar bën një mocion 50+1 të argumentuar që i kalon më pas Kuvendit Kombëtar, por nuk jemi në këtë rast. Mekanizmi ekziston, por jo ky që më thotë z.Peka nuk ekziston dhe mandati i tij është 4-vjeçar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco