Balla porosit deputetët e PS-së: Mos u zini me deputetët e Lulit

Balla porosit deputetët e PS-së: Mos u zini me deputetët e Lulit

12:21, 25/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ka kërkuar sot deputetëve socialistë që të mos zihen me kolegët e tyre opozitar që drejtohen nga Lulzim Basha.

Kjo ka qenë një ndër porositë e dhëna në mbledhje, që diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta.

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PS-së është zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se nuk kanë munguar përplasjet në Komisionet Hetimore, duke veçuar atë për Zgjedhjet e 25 prillit, ku PD dhe PS nuk kanë mundur të bien dakord as për datën e zhvillimit të mbledhjeve.

Po ashtu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kasemi25/10/2021 15:55

Ore ju te Ps, qe jeni kaq te dashuruar mbas Lulit dhe qe jeni te bindur se Vendimet e Lulit jane ne dobi te Pd, a nuk i jepni nje keshille Lulit, mqs ai ka 95% mbeshtetje: Te dale dhe ai si Berisha te antaresia, te shpjegoje veprimet dhe mosveprimet e tij ne dobi te Pd, te monitoroje voten e antaresise dhe te respektoje verdiktin e votes.

N25/10/2021 14:32

Me demek të duket si opozitë dhe në këtë mënyrë ti hidhet hi syve demokratve.

Demokrati25/10/2021 13:39

PRA ME PAK FJALË, ME DEPUTETËT E LULIT: URTË E BUTË DHE GISHTIN NË BYTHË!

Shto koment

Denonco