Manjani: Drejtësi bolshevike, opozita politike është bërë levë e partisë moniste

Manjani: Drejtësi bolshevike, opozita politike është bërë levë e partisë moniste

11:11, 25/10/2021
A+ Aa A-

Pas rastit të dhunës se policisë ndaj një qytetari, rast ky i publikuar nga SYRI TV dhe SYRI.net ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se në Shqipëri drejtësia penale është një drejtësi bolshevike.

Ndërkohë që ai nuk harron të komentojë edhe qëndrmin e opozitës.

'Le që muhabet kot. Përderisa opozita politike është bërë levë e partisë moniste në qeveri, bolshevizmin kemi hak!!!', shkruan ai.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Nëse nuk ke apo paraqet kartën e identitetit policit rrihesh barbarisht!!!

Maksimumi i drejtësisë që jepet në tilla raste është një deklaratë e policisë që “tejkalimi i dhunës po hetohet”.!!! Ndoshta edhe ndonjë masë administrative.

Ama po të provosh ti kërkosh identitetin policit, të rrasin direkt brenda dhe me akuzë direkte “kundërshtim i punonjësit të policisë”!!!

Pra për policin punon drejtësia penale, për individin jo!!!

E më thonë pastaj pse e quaj drejtësinë penale bolshevike.

Akoma duhen prova për ta kuptuar?!

Le që muhabet kot. Përderisa opozita politike është bërë levë e partisë moniste në qeveri, bolshevizmin kemi hak!!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco