Vrasja dhe grabitja e biznesmenëve, Presidenti ngre alarmin: Policia, Shërbimi Informativ...

Vrasja dhe grabitja e biznesmenëve, Presidenti ngre alarmin: Policia, Shërbimi Informativ...

10:12, 25/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin sot në institucionet e rendit dhe ligjit për vrasjet e njëpasnjëshme të biznesmenëve, grabitjet dhe torturat me të cilat ata po përballen shumë shpesh nga bandat, nisur nga dy rastet e fundit, në Fier dhe në Nikël.

Në një shënim në Fb, Meta i ka bërë thirrje institucioneve të bashkohen për të parandaluar ngjarje të tilla tronditëse.

Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco