Indeksi i krimit të organizuar ‘shuplakë’ Shqipërisë: Krimi bashkëpunon me shtetin

Indeksi i krimit të organizuar ‘shuplakë’ Shqipërisë: Krimi bashkëpunon me shtetin

17:25, 24/10/2021
A+ Aa A-

‘Vendi ynë merr një ‘shuplakë të fortë’ në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë.

Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria renditet e 57 në 193 vendet e botës’.

Indeksi Global i Krimit të organizuar, është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj veprimtarisë kriminale të organizuar. Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB -së, gjithsej 193 vende.

Për sa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë-‘dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë.

Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafien siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke.

Vlen të theksohet fakti që reagimi qytetar është vlerësuar gjithashtu me notë te ulët, që tregon humbjen e besimit tek institucionet, shkruan Top Channel.

Tregues i kësaj është fakti që nga 2008 nga vendi janë larguar 700 mijë qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI24/10/2021 18:51

QEVERIA E SHBA ESHTE E VETMJA QEVERI DEMOKRATIKE NE BOTE QE MBESHTET QEVERITE ANTIDEMOKRATIKE, DIKTATORIALE, AUTORITARE DHE KRIMINALE NE BOTE! QEVERIA E SHBA NUK ESHTE KURRE ME POPUJT POR ME QEVERITE ANTIPOPULLORE! PRANDAJ POPUJT SHPESH GENJEHEN, ZHGENJEHEN DHE E HANE SAPUNIN PER DJATH NGA GJASME MBESHTETJA AMERIKANE! SEPSE QEVERIA AMERIKANE ESHTE NJE QEVERI SOROSIANE ANTIPOPULLORE! ESHTE PER TE ARDHUR KEQ!

Shqiptari24/10/2021 18:16

SHQIPTARET KANE QYSH NE 2014 QE JANE NGOPUR DHE PO NGOPEN ME LAJMET ME TE ZEZA DHE ME RAPORTET ME TE ZEZA TE KORRUPSIONIT, HAJDUTERISE, KRIMINALITETIT SHTETEROR DHE QEVERITAR NE BASHKEPUNIM ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE ATE ORDINER KOMBETAR DHE NDERKOMBETAR! POR ME E CUDITSHMJA ESHTE QE SHUMICA E KETYRE RAPORTEVE KAQ TE ZEZA KANE DALE NGA INSTITUCIONET E SHBA, DHE MBESHTETJEN ME TE MADHE KESAJ QEVERIE KRIMINALE PO IA JEP PIKERISHT QEVERIA E SHBA!!! CFARE JANE KETO SHUPLAKA, SHUPLAKA, SHUPLAKA, SHUPLAKA PREJ LETRE?? KETO SHUPLAKA LESHI PER QEVERINE E KRIMINELIT EDVIN KRISTAQ RAMA JANE THJESHT ERASHKA! AKOMA NUK E KANE KUPTUAR SHQIPTARET, AMERIKANET DHE EVROPIANET, QE NE VITIN 2013 NE SHQIPERI ERDHI NE PUSHTET NJE QEVERI TALEBANE? QEVERIA E EDVIN KRISTAQ RAMES ESHTE ME TE VERTETE NJE QEVERI TALEBANE QE KA KRIJUAR SEKTIN E VET FASHISTO-KRIMINAL NARKO-PATRONAZHISTO-RILINDAS!! VETEM SHBA NUK PASKA SY QE TE SHIKOJE, VESHE QE TA DEGJOJE DHE TRU QE TA KUPTOJE SE CFARE PO I BESH POPULLIT SHQIPTAR DHE SHQIPERISE!!! TURP!! SHQIPERIA ESHTE SHEMBULLI ME I TURPSHEM I NJE NARKO-SHTETI KRIMINAL MU NE MES TE EVROPES!!! ESHTE TURP PER SHBA DHE BE BASHKE!!

Shto koment

Denonco