Vrasje e grabitje/ Berisha: Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit

Vrasje e grabitje/ Berisha: Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit

16:59, 24/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se rendi është në duart e mafias.

Sipas tij, vrasjet dhe grabitjet që bëjnë grupet mafioze, nuk e shqetësojnë ministrin dhe Ramën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit.

Ekzekutime mafioze, grupe grabitëse dhe torturuese dhjetëshe bëjnë ligjin, narko ministri i familjes në ahengje.

Miq, mbrëmë një grup mafioz në Fier ekzekutoi me breshëri kallashi në makinën e tij një biznesmen dhe pak orë më vonë, një bandë plaçkitëse prej 10 vetësh në Nikel hyri me forcë dhe i preu gishtërinjtë dhe  e torturoi një biznesmen tjetër dhe i grabiti kasafortën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet mafioze të bandave kriminale që bëjnë sot ligjin në vend, dënoj gjithashtu kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij të familjes Çuçi si frymëzues kryesor të krimit, drogës në narkoshtetin e Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi24/10/2021 17:59

Po a cuci do mbroje rendin!?!?!? Ai nuk nge breket e veta e Jo me te mbroje jeten e shqiptareve! Shteti eshte ne doren e krimit, krimineleve dhe purateve ne qeveri. Sa me shpejt z berisha largo keto monstra qe mos ti vijne me shqiperise.

Shto koment

Denonco