'Tam tamet e shtyrjes së Vetingut nuk e mbulojnë dështimin e reformës në drejtësi'

'Tam tamet e shtyrjes së Vetingut nuk e mbulojnë dështimin e reformës në drejtësi'

13:59, 24/10/2021
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Tam tamet e Vetingut nuk mbulojnë dot zhgënjimin e thelle qytetar me drejtësinë!

Po çfarë fitoi qytetari nga reforma në drejtësi?

Asgjë.

Për fat të keq perceptimi për drejtësinë është shume me negativ se sa përpara reformës.

Shtyrja e Vetingut është kthyer thjesht ne ‘zahire’ kompromisesh te kulisave, qe përpiqet te errësoje dështimin.

Qytetaret nuk kane përfituar asgjë, përveç zhgënjimit dhe padrejtësisë.

Kapja e drejtësisë nga qeveria dhe pandeshkueshmëria e saj janë te vetmet ‘arritje’ te reformës ne drejtësi.

Reforma ne drejtësi kishte vetëm një qellim qe te afronte një drejtësi te paanshme, te shpejte dhe profesionale.

Por reforma nuk është e PAANSHME sepse është kapur ne çdo segment nga qeveria përfshirë edhe vetingun.

Por reforma nuk është e SHPEJTE, por përkundrazi ajo është shtyre me vite, sa qe ka mjaft qytetare, qe po ikin nga kjo jete dhe dosjet e tyre nuk janë prekur me dore.

Por reforma nuk është as me PROFESIONALE, sepse gjyqtaret dhe prokuroret janë dhjete fish te ngarkuar dhe nga një super ngarkese nuk mund te pritet as cilësi e mire dhe aspak profesionalizëm i larte.

JA FAKTET :

Ja çfarë thuhet ne Raport Progresin me te fundit:

‘Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.

Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.

Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet.

Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh’ thekson Raporti.

-Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

- Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka dënuar pak dite me pare për një çështje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjeçare ne gjykim.

Mendoni qe ja dhjetëra mijëra çështje e ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje një dënim me dhjetëra milion euro

-Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

Ndërsa Qeveria sigurisht është e lumtur sepse pandeshkueshmëria nuk ka qene kurrë kaq e betonuar sa sot sepse çështje shume te renda janë bllokuar nga drejtësia e kapur si Teatri, Inceneratoret, Beçheti, Porti i Durrësit, Koncesionet, Pastrimi parave, krimet zgjedhore etj etj.

Kjo është e vërteta, qe nuk mbulohet dot.

Tam tamet për shtyrjen e vetingut nuk e mbulojnë dot këtë anti-drejtësi, qe po u behet çdo dite qytetareve.

Tam tamet e vetingut janë thjesht mbulimi i vazhdimit te kapjes se drejtësisë dhe vete vetingut te degraduar moralisht dhe ligjërisht.

Skaneri i Reformës është absolutisht i pashmangshëm.

Kush e shmang, e eviton dhe e pengon këtë skaner është armik i reformës ne drejtësi dhe i qytetareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco