Neokomunisti Lulzim, llumi i tranzicionit ku ‘Lulëzoi’ 16 vite…

Neokomunisti Lulzim, llumi i tranzicionit ku ‘Lulëzoi’ 16 vite…

10:34, 24/10/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamje që shpreh kundër bisnesit, pronës private, lirisë e dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Sigurisht është punë e demokratëve të pranojnë ose jo të drejtohen nga një komunist.

Për fat, duhet të themi, shqiptarët nuk e pranojnë këtë komunist që hiqet si demokrat në qeverisje.

Por që ky hibrid politik të ketë kurajë të etiketojë njerëz të lirë si “llum tranzicioni” është pak si shumë.

Komunistit Lulzim i del llum tranzicioni edhe Komisioni i Venecias.

Delir i rëndë!

I ngjashëm me delirin që “sa keq që spo qeveris gjermanët”!!!

Nejse, është prap punë për të jetojë në cilin delir të ketë qejf. Por atë fjalën “llum” bën mirë t’ia thotë vetes.

Në 30 vitet e fundit, pluralizmi “Lulëzoi” 16 vite, kur Luli ishte Ministër Transporti, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Bashkisë Tiranë, kryetar i PD.

Nuk ka fituar asnjë betejë politike. Është politikani i gjendur në jo pak skandale. I akuzuar nga prokuroria e shtetit më shumë se askush tjetër.

Nuk ka fituar asnjëherë pafajsinë në proçes gjykimi substancial.

Shkatërroi me pasion opozitën dhe opozitarizmin.

Pra nëse tranzicioni është “Llum”, Ai është pjesë e qëndrueshme e këtij llumi.

Apo nuk janë fakte këto?!

Po kështu vjen puna kur flet me kurrizin para…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lira24/10/2021 18:47

Ylli gjithcka ti shkruan dhe logjikon eshte ekzaktesisht e vertete dhe elegante. Lulzim Basha duhet te zhduket nga skena politike, se nuk eshte aspak serioz ne gjithcka ben e vendos.

Patronazhisti24/10/2021 16:02

Lul humbesi ose me mire humbesi serial, vertete eshte nje sherbetor rilindas, qe ngujoi demokratet ne çader per nje kafe me ramen, i siguroi rilindjes pusht absolut, shperqendronte protestuesit rrugeve te tiranes sa ne bulevard, i terhiqte per tek gazi, i çonte ne dyert e policisë etj etj. Demokratet do largojnë ketë llum qe ka frikë na vota e demokrateve se sa per votat e ramsit ja ka shumefishuar duke larguar demokratet me te gjitha menyrat qe perdor pas çdo humbje.

Shto koment

Denonco