‘Strategjia ‘bëjmë sikur...’/ Dervishi: Në SPAK janë 14 prokurorë, dosjet e nxehta i dërgojnë në prokuroritë e rretheve

‘Strategjia ‘bëjmë sikur...’/ Dervishi: Në SPAK janë 14 prokurorë, dosjet e nxehta i dërgojnë në prokuroritë e rretheve

23:17, 23/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me situatën e rendit dhe drejtësisë në vend, ku sipas tij çdo gjë po bëhet me strategji nga lartë.

Sipas Dervishit, në SPAK janë 14 prokurorë nga të cilët kërkojmë gjithçka dhe ata e kanë kuptuar lojën dhe ‘bëjnë sikur...’ dhe nga krahu tjetër dosjet e nxehta ia dërgojnë prokurorive të rretheve!

Postimi i plotë i Lutfi Dervishit:

Strategji!

Që policia të mos merret me punën e saj: rendin publik, i është ngarkuar të merret:

me ndërtimet pa leje,

me pyjet,

me ndotjen e mjedisit,

me korrjen e kanabisit,

me shezlonët në plazh,

me covid-in,

me...

Në SPAK janë 14 prokurorë (7 për korrupsionin dhe 7 për krimin e organizuar). Nga 14 njerëz kërkojmë gjithçka (që nga hetimi bakshisheve, problemeve zgjedhore,  etc) me përjashtim të hetimit të korrupsionit në nivele të larta!!!

Edhe SPAK - nuk është "naiv"! E kupton lojën "bëjmë sikur..." Dosjet e nxehta i dërgoi në prokuroritë e rretheve!

Dosjen e nxehtë të Bild ja ngeci prokurorisë së Dibrës!

Çështjen e 3.4 milionë euro të "tojotes" nga Belgjika e cilësoi "mos deklarim të hollash në kufi!!!" dhe ja dërgoi prokurorisë së Tiranës! Kaq!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco