Drejtuesi i PD në Tiranë heq të gjithë anëtarët e degës, për të ruajtur ‘unitetin e partisë’

Drejtuesi i PD në Tiranë heq të gjithë anëtarët e degës, për të ruajtur ‘unitetin e partisë’

22:54, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një veprim sa qesharak dhe tragjik, tregon gjendjen e rënduar në PD dhe se çfarë po ndodh me drejtuesit e degëve, të cilët po heqin të gjithë anëtarët e tyre nga grupet e komunikimit në WhatsApp, pasi janë mbështetës të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga një denoncim që ka mbërritur në redaksinë e SYRI TV dhe Syri.net, dallohet se si kryetari i Degës Nr. 4 në Tiranë Ervin Goxhaj, ka hequr nga grupi në WhatsApp të gjithë anëtarët e shtabit me të cilët ka punuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka lënë vetëm veten dhe 2 persona. Të larguarit, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, janë identifikuar si pro-Foltores dhe mbi ta kanë nisur ndëshkimet e para duke i përjashtuar nga grupet e WhatsApp-it fillimisht. 

Pra, aktualisht kjo është dega e PD te Njësia Nr.4, kryetari i saj Goxhaj dhe dy anëtarë të tjerë, tre veta në total. Pjesa dërrmuese e strukturës janë në mbështetje të lëvizjes së Berishës.

Edhe njëherë kjo tregon se në çfarë derexheje ka arritur lidershpi aktual i PD, ku për të mbajtur pozitat e veta, janë të aftë të shkarkojnë dhe përjashtojnë të gjithë demokratët të cilët mbështesin foltoren e cila i ka zgjuar nga gjumi letargjik që i kishte mpirë prej 8 vitesh nën drejtimin e Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arifi24/10/2021 08:11

E keni gabim! Nuk eshte qellimi per largimin e kundershtareve te Bashes por shkaterrimi i PD deri ne qelize. Basha eshte si kancer brenda kesaj partie qe po shtrin metastazat deri ne vdekjen e kesa partie. Nuk arrij te kuptoj si nuk e kuptuaun qe ne 2017! Si nuk e kuptuat me shkaterrimin e entuziazmit te protestave me te medha qe jane bere ne Tirane! Per te mos vazhduar me tej mblidhni kuvendin sa me pare se na mori lumi si popull!

Ermal24/10/2021 01:08

Kush ngre krye kunder popullit i bie murit me kok

Niko24/10/2021 00:26

Servil i peshtirShume shpejt do vije koha que ta heqim ne nga watsapi kete lapangjoz.Prandaj kemi 8vjet ne opozite se kemi vene servila si ky

Porcelani24/10/2021 00:06

Ky eshte nje delenxhi. Shkoni andej nga Lokal Artisti ne Porcelan, shoqerohet me njerez te botes se krimit, nga Fushe kruja me njerzit e Bamit

Shto koment

Denonco