‘Vettingu i politikës në duart e Ramës’/ Strazimiri: Kush e refuzon me përbuzje, damkoset si ‘llum i tranzicionit’

‘Vettingu i politikës në duart e Ramës’/ Strazimiri: Kush e refuzon me përbuzje, damkoset si ‘llum i tranzicionit’

21:34, 23/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Gent Strazimiri ka sulmuar ashpër marrëveshjen e ofruar nga Basha për Ramën, mbi vettingun e politikës nga SPAK.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri thekson se ‘një ‘betejë deri në pikën e fundit të gjakut’ që shndërrohet në "marrëveshje pa pikën e gjakut", është një perversitet i aktruar keq, veçanërisht kur ofrohet "me të trashme të zonit", si "dënim" dhe, "pësohet" me "përulësi" nga ... kriminalizuesi...’

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

Një betejë-marrëveshje me kriminelin-pastrues, dhe "llumi" që e refuzon!

Pse kemi nevojë urgjente për Vetting të politikës?

Sepse partia e pushtetit dhe kryetari i saj,

* i kanë hapur dyert krimit në politikë,

* kanë shfrytëzuar influencat kriminale për të deformuar votën,

* kanë asgjësuar debatin parlamentar duke përdorur dhunën e kriminelëve në parlament.

Më tej, po me votat e kriminelëve në parlament,

* kanë asgjësuar pavarësinë e gjyqësorit,

* kanë ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e pabindur

* kanë emëruar dhe promovuar gjyqtarë e prokurorë, persekutorë të Partisë së Punës

* kanë vendosur kontrollin mbi çdo segment të drejtësisë, përmes familjarëve të ngushtë të ministrave të përfolur për korrupsion.

Çfarë ofrohet si zgjidhje?

Një "betejë deri në pikën e fundit të gjakut"?

JO!

Ofrohet:

* një marrëveshje me partinë e pushtetit dhe kryetarin-kriminalizues të politikës, që kjo struktura e kontrolluar nga partia e pushtetit dhe kryetari-kriminalizues i politikës, të bëjnë edhe vettingun e politikanëve... madje edhe atyre të opozitës...

Kush e refuzon me përbuzje si "zgjidhje" këtë marrëveshje bashkëpunimi me kriminalizuesin, damkoset si "llum i tranzicionit" ...

Një "betejë deri në pikën e fundit të gjakut" që shndërrohet në "marrëveshje pa pikën e gjakut", është një perversitet i aktruar keq, veçanërisht kur ofrohet "me të trashme të zonit", si "dënim" dhe, "pësohet" me "përulësi" nga ... kriminalizuesi...

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco