Rushaj flet me gojën e Bashës: S'ka garë për kryetar të PD, e zgjodhëm para disa muajve

Rushaj flet me gojën e Bashës: S'ka garë për kryetar të PD, e zgjodhëm para disa muajve

19:03, 23/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj nuk ka asnjë ndryshim nga Lulzim Basha kur flet për lëvizjen e liderit historik të PD, Sali Berisha. 

'Kjo javë' me Nisida Tufën në News24, i pyetur për përplasjet mes Berishës dhe Bashës, Rushaj tha se ish-kryeministri mbetet një lider historik.

Sa i përket vendimit të Berishës për të shpallur datën për Kuvendin Kombëtar, nënkryetari i PD-së e vlerësoi si pjesë të axhendës së Berishës dhe se nuk sheh 'asnjë garë për kryetar, pasi kryetari i PD-së është zgjedhur tashmë'.

Sa i përket përjashtimeve të bëra kryetari Basha, Rushaj theksoi se Flamur Noka nuk është përjashtuar sepse ka pasur mendime të kundërta me Bashën, por sepse ka deformuar deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

“Është larguar nga pozicioni i zv/kryetarit jo se ka shprehur mendime të kundërta me z.Basha por sepse në mënyrë të përsëritur, ka deformuar ato çfarë Basha ka thënë në mbledhje, dhe këtë  e ka bërë me një qëllim që s’kanë të bëjnë me divergjencën e mendimeve të njëri apo tjetrit. Ai as nuk është larguar as përjashtuar”, tha Rushaj..

Berisha tha se do të shpallë datën për Kuvendin Kombëtar. Çfarë sjell kjo për demokratët dhe PD?
Berisha është lideri historik i demokratëve dhe involvimi i tij aktiv, ngjall interesin e demokratëve dhe ka vëmendjen e tyre. Çfarë ka thënë për çështjen e axhendës së tij kjo është histori tjetër. Nuk shoh të ketë garë për kryetar në sensin që ne kemi zgjedhur kryetarin para muajve.

Nëse mblidhet kuvendi…
Mblidhet Kuvendi, të shohim kur mblidhet. Çfarë do të jetë axhenda, çfarë do të sjellë. Kush janë arsyet…

Pyetje: Çfarë prisni nga anëtarësia?
Së pari pres, dhe i kërkoj ndjesë për gjendjen ku ndodhet sot. Pres që së shpejti të mobilizohet për betejën politike të radhës, zgjedhjet lokale. Pavarësisht axhendës së z.Berisha nuk mendoj se jeta e qytetarëve është përmirësuar, përkundrazi. Zgjedhjet dhe beteja tjetër elektorale është një sfidë shumë e rëndësishme, për PD dhe anëtarësinë. Thash, nuk shoh të ketë garë për kryetar të PD. Te pjesa e dëmtimit, ky lloj diskursi brenda PD më bën të them që nuk është gjëja që do të ishte më e mira për PD, që anëtarët tanë janë të fokusuar te aksioni opozitar, pasi një pjesë e ha ky diskutim i brendshëm. Por është një situatë që nuk do vazhdojë gjithë kohën. Do të vijë natyrshëm drejt një zgjidhje. E rëndësishme është që demokratët të jenë të angazhuar në betejat e tyre. ndaj thash duhet të nisin përgatitjet për betejën tjetër elektorale. Luftën nuk e kemi mes nesh, kundërshtar kemi një dhe ai është kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco