VIDEO/ 'Open Balkan', Shehu: Nismë personale e Ramës me Vuçiçin! Kosova kurban i ‘Jugosllavisë së re’

VIDEO/ 'Open Balkan', Shehu: Nismë personale e Ramës me Vuçiçin! Kosova kurban i ‘Jugosllavisë së re’

17:37, 23/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në këndin e Intervistës së Ditës, në SYRI TV me moderatoren Elisa Gjerani, deputeti i PD Tritan Shehu ka folur mbi interpelancën ndaj Ramës, për ti kërkuar llogari në Kuvend për Ballkanin e Hapur.

Deputeti Shehu theksoi se Rama ka bashkëpunuar me Vuçiçin dhe ka anashkaluar interesat e shqiptarëve me këtë nismë dhe ka bërë kurban Kosovën për krijimin e 'Jugosllavisë së re'. 

Gjerani: Depozitimi i kërkesës për interpelanë me Ramën në datë 19 tetor në kryesinë e Kuvendin, mbi Open Balkan. Cilat janë pikëpyrtjet e mëdha për këtë proces?

Shehu: Depozitova kërkesën për interpelancë me Ramën dhe jo me Ministrinë e Jashtme, pasi shof që gjithë ky operacion, gjithë kjo nismë lidhet me kryeministrin e Shqipërisë dhe jo me Ministrinë e Jashtme dhe as me strategjinë e jashtme të Shqipërisë. Kjo është një nismë që lidhet me një linjë direkte midis Vuçiçit dhe Ramës, duke ansahkaluar Ministrinë e Jashtme, edhe strategjitë rajonale të Shqipërisë apo strategjinë e koncepteve të integrimit evropian të Shqipërisë. Këto më shtynë që të thërrisja direkt në interpelancë Ramën pasi nuk shoh ndonjë personalitet tjetër në qëverisjen e vendit, që mund ti dalë për zot kësaj nisme kryesisht kryeministrore dhe aspak e lidhur me politikën e jashtëm shëiptare. Duam të sqarojmë disa elemente të cilat i kam parashtruar edhe më herët por është tjertër gjë kur grupohen dhe Rama duhet të japë shpjegime të qarta mbi këtë nisëm dhe pozicionin e tij, ku arrin kjo nisëm dhe interferencat që ka kjo nismë me Brukselin dhe interesat e Kosovës e cila është në mesin e kësaj nisme duke e sakrifikuar si kurban për interesat e jugosllavisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco