VIDEO/ Pas Ramës edhe Basha sulmon 'Syrin', Çim Peka i përgjigjet Lulzim Bashës me disa pyetje

VIDEO/ Pas Ramës edhe Basha sulmon 'Syrin', Çim Peka i përgjigjet Lulzim Bashës me disa pyetje

15:33, 23/10/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Edi Rama hodhi akuza ndaj 'Syrit' duke e etiketuar si Çimi.net, ndërsa sot ishte radha e Lulzim Bashës për të bërë të njëjtën gjë. 

Kujtojmë që Rama atakoi Syri.net të enjten në Parlament duke u shprehur: "Të paktën duhet të jetë detyrues për përfaqsuesit më të lartë të popullit shqiptar në Parlament, pavarësisht se kush i ka zgjedhur, të paktën, se s'po them për Çimi.net, por për Parlamentin e Shqipërisë duhet të jetë detyrues".

Ndërsa sot Lulzim Basha pasoi akuzat e Ramës: "Është një nga keqinformmet e shumta që vijnë nga një hapësirë mediatike ka qenë shpresa e demokratëve dhe që dita mund të vijë që të kthehet sërish në shpresa e demokartëve sepse për momentin e shoh me trishtim dhe dhimbje të madhe ku është katandisur". 

Gazetari dhe Drejtori i 'Syrit', Çim Peka ka një përgjigje për Lulzim Bashën duke i drejtuar disa pyetje. 

Tetë janë pyetjet që Peka i drejton Bashës, se pse ai nuk pranoi asnjëherë të dëshmonte në Prokurorinë e Belgjikës për 3.4 mln eurot e Toyota Yaris? Ndërsa tregon se çfarë ka ndodhur më pas, deri aty sa në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, shton Peka, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në lokalet e personave të denoncuar më herët nga ai për 'Toyota Yaris'. Lulzim Basha nuk akuzon më as Taulant Ballën për milionat e sekuestruara në mënyrë të bujshme në dy automjetet që vinin nga Belgjika.  

Por gazetari Peka i kujton Lulzim Bashës se Syri Tv është kritik ndaj tij pasi është shndërruar në traun mes popullit opozitar dhe Edi Ramës dhe do ta bëjë një gjë të tillë ndaj kujtdo që tenton të ndalojë qytetarët shqiptarë të përballen me kryeministrin.   

REAGIMI I PLOTE I GAZETARIT ÇIM PEKA NE STUDION E SYRI TV:

Peka: Është pak e vonuar deklarata e z. Basha për të qënë korrekt, sepse pas sulmeve të njëpasnjëshme publike të z. Rama, s’mund të mungonte edhe sulmi publik i zotit Basha, i cili sot nuk është gjë tjetër, vetëm është trau që ndalon demokratët për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Dhe kjo është gjëja më normale.

Z. Basha, i cili foli edhe në emër të zonjë Grida, të zonjës Duma, sepse pyetja në fakt ishte për zonjën Duma, e cila natyrisht nuk mund të flasë, nuk mund ta marrë mikrofonin pa lejen e zotit Basha, tha se “ndiente keqardhje që një televizion që ishte shpresa e demokratëve, nuk është i tillë, por shpreson të kthehet prapë...”

E para e punës, kjo hapësirë ishte shpresa e opozitës dhe është prapë shpresë mediatike e demokratëve, por problemi qëndron se zoti Basha nuk është më shpresë e opozitës!

Zoti Basha është absolutisht i vonuar! Kur them “i vonuar”, i vonuar mendërisht përsa i përket kuptimit të politikës sepse një njeri që deklaron sot jam 97%, dy përqind më shumë se para tre ditësh - ky ose tallet me njerëzit dhe shtyn kohën ta provojë se deri ku shkon ose është absolutisht njeri që nuk kupton asgjë. E para kjo.

E dyta. “Trau Basha”, trau që ka vendosur Rama mes popullit të opozitës dhe tij, që të mos mbërrijnë tek Rama, sepse ky është problemi i opozitës sot. Problemi i popullit të opozitës është duhet hequr Trau për të shkuar tek Rama, për t’u marrë me të.

Në 8 vite rresht të gjithë faktorët opozitarë, që i kanë besuar Lulzim Bashës, kanë diskutuar çdo platformë me të, Edi Rama ka qenë tre hapa para. E dini pse?! Sepse pa mbaruar takimi, ky njeri raportonte tek ambasadat dhe ambasadat raportonin tek Rama dhe ai sigurisht që dinte çdo gjë që opozita kishte në plan të bënte.

Ky njeri për tetë vite rresht është përdoru si tra midis popullit të opozitës hde Ramës, që populli i opozitës të mos shkonte dot tek Rama sepse ai kishte vendosur kreun e PD-së si tra për t’u mbrojtur prej popullit të opozitës. Këtë gjë e ka bërë vazhdimisht. A e kemi ditur?!

Nuk është se nuk e kemi thënë. Por ne betejën si hapësirë mediatike e kishim me korrupsionin e zotit Rama.

Kur e shikon se ky edhe mbas humbjes së dytë dhe mandatit të tretë në opozitë të popullit të opozitës, vazhdon të sillet si fitues dhe mendon se mund ta bëjë veten sërish tra, ndërmjet popullit të opozitës dhe Ramës, sigurisht që duhet reaguar edhe më shumë.

Gënjeu kur tha se unë dhe zoti Rushaj ndajmë të njëjtin mendim për Kuvendin.

Nuk ka asnjë kërkesë për një Kuvend i cili do të gjykojë për një vendim të qeverisë amerikane!

Është mashtrues publik! Nuk ka!

E dyta, statuti thotë qartë se kush e mbledh Kuvendin: e mbledh 1/4 e delegatëve. Ky vazhdon të mendojë dhe shikoni: të gjitha ato që shpërndan Taulant Balla me mediat e tij të sponsorizuara edhe nga droga, të gjitha ato del e i thotë dhe Lul Basha.

Po të ulesh me rrethin e Taulant Ballës, të gjithë thonë se Basha do të mbajë vulën dhe do të konsiderohet si strukturë paralele. Këtë gjë del dhe e thotë Basha sot.

Pse them Balla dhe Basha?!

Shikoni! Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris, sot e pëshpërit përciptas dhe shprehet i zhgënjyer pse ata nuk janë dënuar. Por a e dini çfarë ka ndodhur?

Sepse që të largojmë traun për t'u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, ka qenë dera e mbyllur për të shkuar dhe për t'u marrë me Ramën.

Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris, është njeriu që zhvillonte aktivitete elektorale para 25 Prillit në lokalet e personave që mund të kenë faj, mund të mos kenë faj, sepse kur i akuzon Lulzim Basha zakonisht është gjobë.

E dini çfarë ka bërë ky zotëria? Shikoni! Ky zotëria ka as më shumë dhe as më pak, tetë fletë porosi, 8 thirrje nga Prokuroria e Belgjikës Lulzim Basha, për të shkuar dhe për të dëshmuar për Toyota Yaris. Zero! Nuk ka vajtur asnjëherë!

Prandaj, Lulzim Bashës, duke qenë se është i vonuar në çdo gjë, i them:

Më 15.11.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 9.02.2019 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 21.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 24.01.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 14.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 28.02.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 13.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Më 17.03.2020 pse nuk iu përgjigje thirrjes së Prokurorisë së Belgjikës për të dëshmuar për Toyota Yaris?

Për një arsye shumë të thjeshtë sepse ky është thjesht një gjobëvënës, nuk ka pasur më interes, është arritur akordi mes tij dhe Taulant Ballës dhe takimet elektorale i bën te personat në fjalë të cilët i akuzon për Toyota Yaris. Ky është Lulzim Basha!

Ne do të vazhdojmë të jemi shpresa e opozitës kundër Edi Ramës, por ai njeri nuk është më kryetar i opozitës, ai është kryetar i Gridës dhe Gazit. Ai nesër mund të dalë dhe të thotë se kam mbështetjen 100%, por ai sërish nuk del në bazë.

Media që e mbështet Sali Berishën, të tentojë të zbusë dhe të mbajë në krye të opozitës traun e Edi Ramës nuk do të jetë. Është vetëm fillimi Lul, do të merremi me ty pafundësisht për të gjitha ato për të cilat ti je peng dhe nuk flet dot kundër Edi Ramës. Edhe për Vettingun u zbulove, the sot dua të hetohem i pari nga Vettingu që kontrollon Rama, sepse ti je i garantuar në duart e Ramës.

Se një kryetar opozite del dhe thotë se po bëj një propozim për të kontrolluar të gjitha mandatet e opozitës, SPAK-u që kontrollon Rama, nuk bën gjë tjetër veçse thotë se unë jam i preferuari i Ramës, jam trau i tij, jam i garantuar prej tij. Kontrollohu sa të duash nga Rama, Lul, por të fshihesh më nga dosjet dhe nga mediat e ke të pamundur. Këtu do të jemi dhe do ta shikojmë se kush është shpresa e popullit të opozitës dhe kush është pengu që Rama ka vendosur në krye të popullit të opozitës.

Ndërkohë z. Peka, zoti Basha u ndal sot dhe tek një çështje tjetër, përsa i përket “bunkerizimit” që i kishte bërë zoti Berisha, PD-së. Po në fakt, si e shikoni ju sot situatën në PD? A nuk është Basha që po e zhvillon një situatë të tillë për PD-në?
Peka:
Unë iu përgjigja vetëm akuzës që ai bëri sepse të merresh me Lulin politikisht është njësoj si të merreshe me Parlamentin kur ishte z. Gjuzi. A e  shikoni se çfarë ka ndodhur?! Tani, një njeri që nuk del nga bunkeri, është mbyllur në atë zyrë, mbledh dy veta në ekran dhe gazetarët dhe nuk del jashtë, akuzon zotërinë që ka dalë dhe po takohet me popullin, me qindra mijëra shqiptarë prej një muaji, e akuzon si njeri që është futur në bunker.

Si mund ta marrësh seriozisht njeriun që ka frikë nga vota e partisë së bazës së partisë së tij dhe ndjehet ngrohtë vetëm me Gridën dhe Gazin në krah?! Akuzon për “bunkerizim të partisë”, njeriun që po i drejtohet bazës, hajde të marrim vendimet bashkë!

Z. Peka, po atë 97%-in që diskutoi, nuk mund ta marrim kurrsesi për bazë apo jo, për mbështetjen?
Peka:
Nuk merret Luli, seriozisht, për deklaratat politike. Absolutisht. Edhe njerëzit më dashamirës ndaj tij nuk mund ta marrin seriozisht. Sepse gjithçka është e qartë. Ai nuk del nga zyra. Është mbyllur në zyrë me Gridën dhe Salianjin e thotë “unë jam hap”. Ndërkohë që ky tjetri ka dalë në bazë dhe po mbledh qindra e mijëra demokratë - ky qenka i mbyllur!!!

Pra, deklaratat politike të Bashës nuk merren parasysh. Është absolutisht joserioze ta komentosh atë politikisht.

Peka: Lul Basha në fund do të marrë vulën dhe do të shkojë të bëjë noterizimin te noterja e Lanës, si ajo ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese. Shpresa e tij e vetme janë gjykatat e Ramës. Asnjë lloj shprese tjetër nuk ka. Dhe në këtë aspekt është pa shpresë  një njeri, që deri dje dilte dhe thoshte “ Sali Berisha është i ndershëm, është historia e PD, vendimi i DASH është i padrejtë, por unë po marr një vendim mbi një vendim të padrejtë” dhe del e thotë se Sali Berisha e ka për interesa personale?!

Ku është interesi personal i Sali Berishës?!

SYRI TV do të bëjë një gjë: Kushdo që tenton të ndalojë qytetarët shqiptarë të merren me Ramën, sigurisht ne do të merremi me të, kushdo qoftë dhe si ta ketë emrin.

Lulit, një gjë është e sigurt, që sot mediat e Ramës dhe të Taulant Ballës mund t’ia fshehin dosjet - ne po merremi seriozisht me të. Dhe duke përdorur atë 97% -in e Lulit, e siguroj që audienca nga momenti i fillimit të “Foltores” është së paku dyfish, Lul!

Mbaj Taulantin, sepse shumë shpejt do ta shikosh se sa 97 përqindsha do të kesh afër!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco