VIDEO/ Berisha ‘i kundërpërgjigjet’ Bashës për vetingun në politikë

VIDEO/ Berisha ‘i kundërpërgjigjet’ Bashës për vetingun në politikë

14:55, 23/10/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha, po justifikonte bashkëpunimin me Edi Ramën për të kryer vetingun në politikë nëpërmjet SPAK, lideri historik i partisë, Sali Berisha, ka rikonfirmuar në faqen e tij në FB qëndrimin e prerë për këtë çështje.

Berisha e quan sërish vetingun e politikanëve si “jetik”, por mënyra se si po e bëjnë dyshja Basha-Rama, sipast tij është policeske dhe synon pengmarrjen e deputetëve.

“Vetingu i deputeteve është jetik! Vetingu nga SPAKU i partisë është policesk, pengmarrje e deputetëve nga Kreu i Meduzës!”, shkruan Berisha duke e shoqëruar këtë deklaratë edhe me videon e deklaratës së tij gjatë takimeve me rastin e “Foltores”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco