Basha del kundër demokratëve: Nuk do e lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

Basha del kundër demokratëve: Nuk do e lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

14:24, 23/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë konferencës së sotme për mediat, kreu i PD-së  Lulzim Basha, është pyetur nga gazetari i “Syri.Tv”, Ermal Rizai, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të zhvillohet pas mbledhjes së mijëra firmave.

Basha deklaroi sërish, se ky Kuvend nuk ka për t'u mbledhur  dhe ripërsëriti qëndrimin e tij, se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar të partisë për të diskutuar vendimet e SHBA-së.

I pyetur edhe për deklaratën e ish kryeministrit dhe liderit historik të PD-së Sali Berisha, i cili njoftoi mbrëmë nga Berati se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Berisha nuk ka asnjë fuqi për të thirrur asnjë institucion të partisë, por sipas tij është i lirë që të thërrasë institucione paralele.

“Kam thënë që detyra ime është zbatimi i statutit, dhe neni 3 i tij është i qartë sa i takon orientimit euroatlantik të PD. Ndaj kam thënë që kuvend që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë së SHBA nuk ka për të pasur kurrë, sa të jem unë kreu i partisë dhe qëllimi për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërrmuese e demokratëve, duke e çuar partinë drejt objektivave të saj, rrëzimi i regjimit Rama. Ajo që duhet t’ju habisë ju, siç më ka habitur mua, është që njeriu që bërtet statuti statuti, shpall dhe i jep vetes kompentenca që nuk i ka dhe s’mund t’i ketë. Sali Berisha s’ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të thirrur asnjë institucioon të partisë. Partia ka institucionet e saj. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera:, deklaroi Basha. Kuvend kam thirrur thërras e do thërras për të vendosur për çështje statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë t’i drejtohet institucioni të partisë dhe jo bunkerit.” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hoti23/10/2021 18:50

O Bash kuvendi do te mblidhet per te te shkarkuar ty dhe jo per vendimin ndaj Berishes. Ne kuvend nuk do te hidhet ne votim vendimi ndaj Berishes po vetem shkarkimi yt. Sepse ti nuk i perfaqeson me demokratet.

t23/10/2021 15:09

Nqs ti vulehumbur dashke me e çu deri ne find mandatin tend,2025 do jete edhe fundi i pd.Si nuk e kupton o plehre qe po te shajme njelloj si ramen,qe ndënja jote akpma si kryetar,vec uje te mulliri rames con.

Shto koment

Denonco