'U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për kontrata të majme, pronarit të inceneratorëve'

'U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për kontrata të majme, pronarit të inceneratorëve'

09:49, 23/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, denoncoi sërish sot, aferën e qeverisë me inceneratorët.: "U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve", shkroi Tabaku në Fb.

"Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti, - vërejti Tabaku. - U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.

Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t'i çojë para inceneratorëve. Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtëtutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.

Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit!" theksoi Tabaku.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco