VIDEO/ Berisha: Klevis Balliu u 'shkri' te protesta e Astirit, Basha e hoqi nga listat me urdhër të Ramës

VIDEO/ Berisha: Klevis Balliu u 'shkri' te protesta e Astirit, Basha e hoqi nga listat me urdhër të Ramës

20:12, 22/10/2021
A+ Aa A-

Nga ‘foltorja’ e Beratit, ish-kryeministri Sali Berisha ka riktheyr në vëmendje protestat e qindra banorëve të Unazës së Re të cilët janë braktisur dhe lënë në baltë në kauzën e tyre të drejtë nga PD e drejtuar nga Basha.

Sipas Berishës, tjetër rezultat ishte dhe heqja nga lista e deputetit Klevis Balliu me urdhër të Ramës, pasi u priu protestuesve në marshimin e tyre në sarajet e sulltan surrelit.

Berisha: Kjo është esenciale, dështuam në çdo nisëm, 420 ditë protestuan për të drejtën e tyre kundër mafjes shtetërore disa qindra banorë të zonës së Unazës së Re në Tiranë, 420 ditë. Një deputet u shkri me ta dit e natë dhe cili ishte rezultati miqtë e mi, ata u lanë në baltë dhe deputeti u hoq nga listat. Po pse u hoq nga listat, apsolutisht me urdhët të Ramës pasi i çoi protestuesit afër Surrelit, kjo është e vërteta. Një natë ai u priu protestuesve dhe I nxorri karshi sarajeve të sulltanit. Por kjo e tronditi dhe hamkarrja e tij ra mbi deputetin tonë Klevis Balliu dhe ndaj qindra protestuesve që protestuan ditë e natë. Po kështu ndodhi edhe me Tetarin Kombëtar, nuk qe e zonja opozita të vërë gjoksin në asnjë protest popullore. Realiteti ky është pra edhe ne duhet të bëhemi opozit njëherë në radhë të parë dhe ta vëmë përpara qeverinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sas23/10/2021 00:41

Respekte o njidh!

Shto koment

Denonco