'Mbetjet', eksperti zbulon qëllimin e Ramës, Pano Soko: Fshihen interesa ekonomike

'Mbetjet', eksperti zbulon qëllimin e Ramës, Pano Soko: Fshihen interesa ekonomike

20:03, 22/10/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko e sheh të lidhur me interesa ekonomike qëndrimin kritik të qeverisë ndaj bashkive për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama përmes “retorikës populiste” po shtyn pushtetin lokal që të pranojë menaxhimin e mbetetjeve nga inceneratorët.

Për inceneratorët, ai tha se edhe pse qeveria ka paguar para, aktualisht funksionon vetëm ai i Elbasanit, pasi në Tiranë dhe Fier nuk janë funksionalë. 

Në momentin që udhëhiqemi nga nevoja e mbrapsht për përfitimin e një apo dy pushtetarëve nuk është zgjidhje. Aktualisht funksionon vetëm inceneratori i Elbasanit. Pse vjen ky paradoks? Nga fakti se këta nuk po mendojnë si të zgjidhin problemin e mbetjeve por si të krijojnë zinxhirin ekonomik të vlerës që të vijnë lekët nga buxheti tek inceneratori”, tha Soko për Euronews Albania.

Eksperti i ekonomisë u shpreh se qëndrimi kritik i kreut të qeverisë është e njëjta situatë që ka ndodhur me Bashkinë Durrës, ku kryeministri nuk ka pranuar asnjë zgjidhje përmenaxhimin e mbetjeve.

“Këshilli bashkiak i Durrësit i ka propozuar tri zgjidhje z. Rama dhe ai i ka hedhur që të tre poshtë. Ky i di më mirë punët se sa të zgjedhurit e Durrësit?”, tha Pano Soko.

“Kërcënimin” për marrjen në menaxhim të bashkive nga qeveria, Soko e cilësoi akt të pa precedentë duke theksuar se kryebashkiakët janë të zgjedhur nga populli dhe nuk janë të varur nga qeveria.

“Nuk besoj se e ka pasur seriozisht por e ka pasur fjalën tek fondet. Janë disa grante që qeveria i jep bashkive dhe kërkon t’i përdori si leva presioni për menaxhimin e mbetjeve. Kryetarin e bashkisë e zgjedh populli nuk e zgjedh qeveria, është pushtet i ndarë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco