Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Mbledhja e firmave, Bumçi: Berisha ktheu pakënaqësinë në shpresë për demokratët si në 2005

VIDEO/ Mbledhja e firmave, Bumçi: Berisha ktheu pakënaqësinë në shpresë për demokratët si në 2005

19:36, 22/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka komentuar mbledhjen e firmave nga 'foltoret' e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Bumçi e vlerësoi maksimalisht si një lajm shumë të mirë, pasi Berisha me besimin që u ka dhënë demorkatëve dhe qytetarëve të këtij vendi, arriti të ngjiste shumë shpejt dhe e ktheu pakënaqësinë në shpresë dhe kemi një ndryshim atmosphere në PD si në vitin 2005.

Kristafi: Nga ‘foltorja’ e Beratit, ish-kryeminsitri Sali Berisha konfirmoi mbledhjen e firmave të nevojshme për mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD, një lajm i mirë pasi keni kërkuar disa herë edhe mblkedhjen e kryesisë por zëri juaj nuk është dëgjuar.

Bumçi: Është një lajm shumë i mirë. Po ta mendosh se kur u nis si lëvizje cila ishte gjendja në PD pas humbejs së zgjedhjeve e cila përfshiu një dëshpërim jo vetëm ne po edhe socialistët që na votuan, pjesë të shoqërisë që prisnin me padurim ndryshimin që ne nuk arritëm ta sillnim. Por mbas kësaj goditje erdhi më tej një sjellje e paimagjinueshme, një vendim i pa besueshëm derisa ndodhi që ishte largimi I zotit Berisha, braktisja e betejës opozitare, lënja e masakrës zgjedhore edhe pse me një raport shumë kritik të zgjedhjeve të ODIHR për patronazhistët, por Basha nuk i përdori por erdhi goditja e zërit më të fuqishëm opozitar liderit historik. Çfarë çoi dhe në prekjen e fundit pasi opozita u gjend e pashpresë. I vetëm Berisha nuk e bën dot por ato salla janë mbushur nga demokratët.

Berisha me besimin që u ka dhënë demorkatëve dhe qytetarëve të këtij vendi, pasi ndryshe Facebook-u i tij nuk do kthehej instiutucioni më i besueshëm në këtë vend, arriti të ngjiste shumë shpejt dhe e ktheu pakënaqësinë në shpresë dhe kemi një ndryshim atmosphere në PD si në vitin 2005. Njerëzit duan shpresë dhe atë e gjetën në këto takime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco