VIDEO/ Çudit deputeti i PS: Kam qënë patronazhist, patronazhoja shoqet dhe shokët në shkollë

VIDEO/ Çudit deputeti i PS: Kam qënë patronazhist, patronazhoja shoqet dhe shokët në shkollë

19:08, 22/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PS Toni Gogu ka çuditur pasi ka folur mbi patronazhistët e përdorur nga partia socialiste gjatë fushatës së 25 prillit.

I ftuar në emisionin ‘Të vaksinuarit’ me moderator Aulon Kalaja mbrëmjen e djeshme, Gogu nuk e quajti një fenomen të ri patronazhimin, pasi edhe ai vetë ka qënë patronazhist kur ka qënë në shkollë dhe patronazhonte shokët dhe shoqet.

Gogu: Nuk dua që informacioni të keqpërdoret por ajo që mund të them për patronazhistët, çdo forcë politike ka anëtarët, patronazhistët, por nuk i quajnë njësoj.

Kalaja: Anëtarët i kemi dëgjaur por jo patronazhist

Gogu: Po ta them në një formë tjetër, kur ka qënë në shkollë me shokët dhe shoqet e klasës të cilët i patronazhoja për mësimet. E njëjat llogjikë është dhe në parti, pasi këta patronazhistë kujdesen për familjet gjatë pandemisë, që të kenë për të ngrënë, patjetër që është një patronazhist.

Kalaja: U marin dhe votën në fund

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besimtari23/10/2021 09:05

“ Pastor” Toni. Rrefimi yt per patronazhin ndaj shokeve e shoqeve te shkolles ka qene nje ndihme per ta pa cenuar lirite individuale te tyre. Kurse Patronazhistet e Partise Socialiste ,cenuan lirite individuale te qytetarve, ne menyre te vecante Lirine Politike , duke cuar ne cenimin ,shtremberimin dhe tjetersimin e votes. Me keq se ne kohen e rregjimit komunist. Pastor Toni , ju e dini qe cdo rrefim ka vlere por me pas vjen Pendesa. Une dhe shume si une nuk po shohim pendese nga ata qe e projektuan,e zbatuan dhe po e mbrojne kete Lloj Patronazhi. Edhe ju perpiqeni ta beni kete gje ,por ne nje forme me elemente social dhe keshtu te mbroni besimin tuaj. Ju e dini shume mire qe te Besosh ne Zot eshte madhore por ky besim fiton vlera kur vepron ne Ligjin e Perendise. Nuk me mbetet vecse te them ………..

Balo Benca23/10/2021 00:17

Idiotët nuk kanë brirë...por kanë syze!

Shto koment

Denonco