EMRAT/ Kush janë 2 zyrtarët ‘non grata’ që cënuan Sigurinë Kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri

EMRAT/ Kush janë 2 zyrtarët ‘non grata’ që cënuan Sigurinë Kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri

18:53, 22/10/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për të shpallur ‘non grata’ dy  zyrtarë rusë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev.

Këta dy personat janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cënuese për Sigurinë Kombëtare.

Po të kthehemi pak në kohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur ‘non grata’.

Në janar qeveria shqiptare e shpalli Alexey Krivosheev person ‘non-grata’, duke argumentuar se ky i fundit ka “shkelur vazhdimisht masat e Covid-19”.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco