Rama kërcënon kryebashkiakët: Plehrat tani do i monitoroj me satelit

Rama kërcënon kryebashkiakët: Plehrat tani do i monitoroj me satelit

13:26, 22/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive në kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.

Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa shtoi se do të ketë edhe sanksione.

“Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët  janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët e bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht. Do të ecim edhe me sanksione, do të shkojnë deri në marrjen në administrim të bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partner të duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat”, tha Rama.

Teksa bashkitë po kërcënohen që plehrat t'i dërgojnë te inceneratorët e klientëve të qeverisë, Rama tha se kryebashkiakët kanë toleruar vendgrumbullime ilegale plehrash. Rama tha se çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë së satelitit, i cili do të shkurtojë edhe vendet e punës për inspektorët në terren. Këta të fundit, sipas kreut të qeverisë, janë kthyer në sekserë që për para lejojnë kryerjen e krimeve mjedisore. Po ashtu, sateliti do të vëzhgojë nga hapësira edhe ndërtimet pa leje.

"Sateliti do të monitorojë në kohë reale çdo ditë edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektor. Secili nga ju do ta ketë pamjen në tavolinë…Edhe për plehrat, edhe për ndërtimet që nuk i shihni ju çuditërisht…që nuk i shohin ata që duhet t’i shohin në radhët e Policisë së Shtetit. Këto do të jenë në kohë reale…si dhe shumë informacione të tjera nga territori, nuk do të kemi më sekserë rrugëve që për të marrë një bakshish këtu e një atje, mbyllin sytë përpara këtyre krimeve që bëhen në territor,” tha Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/10/2021 14:21

Sa me e madhe rrena aq me shume e ha ky popull

Shto koment

Denonco