VIDEO/ Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner?! Prof. Tupja: Po kur rrëzohemi, nuk themi 'O partnere e babait'!

VIDEO/ Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner?! Prof. Tupja: Po kur rrëzohemi, nuk themi 'O partnere e babait'!

08:09, 31/12/2021
A+ Aa A-

MË TË MIRAT E VITIT 2021

“Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner, si pritet nga shoqëria shqiptare?”- Për këtë temë kanë thënë fjalën e tyre sot, Prof. Edmond Tupja, studiuesi Eno Bajrami dhe aktivisti Arbër Kodra, tre intelektualë të ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” nga Dori Dako dhe Flavio Qarri.

“Do ta diskutojmë këtë çështje nga të dyja këndvështrimet, - shpjegoi Flavio, - se përpiqemi në këtë emision të jemi të hapur pavarësisht bindjeve dhe asaj që e konsiderojmë të shenjtë e të paprekshme. Se duhet të ketë gjëra të shenjta në këtë botë; historia ka tregua se pa shenjtërinë bëhemi thjesht kafshë në fund.”

“Po, Flavio, - - shtoi Dori, - është e vërtetë dhe ne jemi edhe në këtë rast, si në çdo rast tjetër. Do të flasim për diçka që mua më habit se si në Britaninë e Madhe, në Skoci, është ndërmarrë një fushatë që në bazë të saj ka ndryshimin e fjalëve “seksiste” dhe heqjen e këtyre fjalëve nga fjalori. Nuk e di nëse fjala Nënë është e tillë apo jo, por tashmë ajo është zëvendësuar dhe ndoshta Skocia nuk do ta ketë, i vetmi vend që do ta marrë një masë të tillë.”

“E kanë filluar në fakt vendet nordike, - vërejti Flavio, - ka pasur një iniciativë të tillë: Prindi 1 dhe Prindi 2, por tani do të diskutojmë së pari etimologjikisht me profesor Edmond Tupen, me zotin Eno Bajrami, studiues, trajnues për zhvillimin personal dhe zotin Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv i “Open Mind Spectrum Albania”, aktivist i të drejtave LGBTI.

INTERVISTA ME PROF. EDMOND TUPEN

Flavio: Profesor!

Profesor Edmont Tupja: Gjërat evoluojnë, ndryshojnë. Mendësitë gjithashtu, por problemi është si përkthyes, pra do ta filloja si përkthyes, unë fjalën Partner do ta përktheja me Nënë sepse nuk përkthejmë fjalën thjesht se kështu është. Fjala Nënë ka një histori, ka një ngjyresë. Kur vritemi, rrëzohemi, ne burrat sidomos ose djemtë kur vrasim këmbën nuk themi “o partner”!!! Ose o o o … o partnere e babait!!! Po as ashtu, se s’ka as baba, harrova: “O partnere e partnerit”!!! – se edhe babai do të jetë partner! Edhe nëna do të jetë partnerja!

“Ju prezantoj partnerin dhe partneren time”:  Si do ta themi “ju prezantoj nënën dhe babanë tim”?!

Flavio: Unë jam kurioz të di si do të shajmë njëherë, profesor?

Prof. Tupja: Ah ajo... “Të bëfsha” partneren!... apo partnerin?! Nuk e di, po është qesharake. Ka një gjë që të dy prindërit janë, por unë jam për këtë parimisht: Më mirë një Çajkovsk homoseksual sesa një Enver heteroseksual. Dakord?!

E njerëz, qofshin këta homoseksualë, gay, lesbike etj. etj, në qoftë se janë të dobishëm për shoqërinë, puna e orientimit seksual është një çështje personale. Njeriu nuk duhet persekutuar për këtë, nuk duhet përndjekur, nuk duhet tallur, se në kohën e diktaturës hoxhiste për komoseksualitet rrezikoje 8-10 vjet burg. Kjo kohë ka ikur njëherë e përgjithmonë.

Tani, siç thoshte një miku im francez, e drejta për diferencën, që është ndryshe nga tjetri, kalon nëpërmjet  indiferencës. Tani, ky komunitet , njerëzit që i përkasin atij, le të sillen seksualisht, shpirtërisht si të duan me njeri-tjetrin, askush nuk i pengon, askush normalisht nuk duhet t’u thotë gjë. Kjo është një çështje vetiake, por unë jam kundër radikalizimit që vihet re tek ky grupim, tek kjo bashkësi që përmenda sikur ne tani, ne të tjerët …gati- gati jemi fajtorë që ata kanë vuajtur.

Sigurisht që ne që i kuptojmë këta njerëz, unë që them më mirë një Çajkovsk homoseksual sesa një Enver ose Hitler, o Franko ose Stalin heteroseksual. Unë vetë them se kanë të drejtën e jetës, kanë të drejtën e aktivitetit të tyre social, por, por... që të hyjmë kaq thellë sa të heqim sensibilitetin, ndjeshmërinë familjes deri tek fjalët, kjo është e papranueshme.

Unë them që së pari çiftet e konceptuara sipas LGBT, QIA, kanë të drejtë të jetojnë bashkë, të martohen të bashkëjetojnë, s’ka asnjë problem për mua, por të marrin, të birësojnë fëmijë, jo,  sepse fëmija ka nevojë për nënën dhe babanë./ar.sh/SYRI.NET

 

LEXO ME SHUME:  'Nuk do ta quaj mamanë time as Prindi 1, as Prindi 2, por mama, nënë' - Zëri i fortë i LGBT në 'Kafe Shqeto'

Lexo me shume: Si hyri Prindi 1 dhe Prindi 2 në ligjin francez, kur LGBT janë vetëm 3.5% në botë? - Shpjegimi interesant i studiesit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco