Arjan Çani: Soreca ishte i qartë, BE do të bashkëpunojë me atë që fiton

Arjan Çani: Soreca ishte i qartë, BE do të bashkëpunojë me atë që fiton

10:45, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një nga argumentet dhe alibitë kryesore të grupit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës dhe kundër lëvizjes “Foltorja” është, “se kështu duan ndërkombëtarët”. Por deklarata e djeshme e ambasadorit të BE në Tiranë, Lugi Soreca, duket se ka hequr velin e gjithë kësaj tymnaje.

Moderatori i njohur, Arjan Çani, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit deklaratën e ambasadorit Soreca nga Korça, i cili tha se BE do të punojë me PD-në, edhe nëse në krye të kësaj partie vjen sërish Sali Berisha.

Sipas Çanit kjo është deklaratë e qartë; ndërkombëtarët punojnë me atë që është më i fortë dhe fiton zgjedhjet brenda partisë. 

Nga ana tjetër analisti Andi Bejtja shtoi se europianët kanë disa parime; nëse populli të voton atëherë askush nuk ta heq dot të drejtën, të jesh në grupin parlamentar të partisë tënde.

Debati
Arjan Çani: Soreca ishte shumë i qartë sot. Ai tha, ne do të vazhdojmë të punojmë me atë që fiton.
Andi Bejtja: Europianët kanë disa parime. Nëse voton populli nuk ka kush të heq të drejtën të jesh në grup parlamentar.
Arjan Çani: Salianji tha, nuk i dëgjuam amerikanët dhe humbëm pushtetin. Berisha nuk i dëgjoi amerikanët në 97 dhe prapë fitoi. Albin Kurti provoi që ne kot paragjykojmë amerikanët. Ata janë të qartë. Ata thonë, unë mund të kem preferenca midis dy personave, por kur fiton, amerikanët bëhen me atë që fiton.
Andi Bejtja: Nëse Amerika gabon, i duhet thënë që ka gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco