VIDEO- SYRI TV/ Basha vodhi votat e Berishës më 25 Prill

VIDEO- SYRI TV/ Basha vodhi votat e Berishës më 25 Prill

10:00, 22/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha dhe njerëzit e tij më të afërt kanë abuzuar me votat e demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Një verifikim i nisur nga KQZ ka sjellë fakte skandaloze të vjedhjes se votave ku rezulton se Lulzim Bashës i janë shtuar vota në kurriz te ish-kryeministrit Berisha. Edhe në qarkun e Shkodrës, deputeti Zef Hila ka përvetësuar votat e kolegëve të tij demokratë qe kandiduan ne zgjedhjet e 25 prillit

Verifikimi paszgjedhor i nisur nga KQZ për procesin elektoral të 25 Prillit ka prodhuar disa fakte skandaloze të abuzimit me votat e demokratëve nga kryetari aktual i kësaj partie, Lulzim Basha dhe disa prej njerëzve të tij më të afërt në grupin parlamentar. Nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në 10% të qendrave të votimit në Tiranë dhe Shkodër, provat e deformimit të votës së demokratëve janë evidente.

Siç shihet nga tabela e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Bashës i janë shtuar 13 vota nga ato që ka marre realisht në këto qendra votimi. Konkretisht me 25 Prill, Bashës i janë numëruar 1257 vota, ndërsa nga verifikimi rezultoi se ai në të vërtetë ka marrë 1244 vota, pra 13 me pak. Ajo çfarë e bën më skandaloze këtë çështje është fakti se votat që i jane akorduar Bashës, i janë marrë ish-kryeministrit Berisha, i cili po ashtu kandidoi në Tiranë më 25 Prill. Në tabelë shihet qartë se Berishës i janë vjedhur 21 vota në qendrat e verifikuara te votimit, pra nga 527 vota që i janë llogaritur më 25 Prill, faktikisht Berisha ka marrë 548 të tilla.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qarkun e Shkodrës, më konkretisht në Bashkinë e Vaut të Dejës ku për Partinë Demokratike kandidonte Zef Hila. Ky i fundit u pa në krah të Lulzim Bashës të nesërmen e vendimit për përjashttimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, gjatë kohës kur demokratët e zemëruar nga vendimi nuk u kujdesen të zgjedhin fjalët përmes të cilave shprehën irritimin e tyre ndaj Lulzim Bashës.

Siç shihet nga tabela e publikuar në faqen zyrtare të KQZ, në vetëm 4 qendra votimi të verifikuara në këtë Bashki, Zef Hila ka përvetësuar plot 107 vota, të cilat u janë vjedhur kandidatëve të tjerë të Partisë Demokratike në këtë qark.

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përball me kritika të forta kur pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 Prillit nuk adresoi menjëherë të ashtuquajturën “masakër zgjedhore”, por u kujdes për rikonfirmimin e tij në krye të Partisë Demokratike. Verifikimi paszgjedhor i nisur nga KQZ pritet të vijojë ditët në vazhdim. Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për përzgjedhjen e 10% të qendrave të votimit dhe verifikimi i tyre do të bëhet të premten në orën 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco