‘E keni bërë vaksinën’/ Studentja-ministres Kushi: Fatkeqësisht, isha e detyruar

‘E keni bërë vaksinën’/ Studentja-ministres Kushi: Fatkeqësisht, isha e detyruar

14:28, 21/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte në Universitetin e Politeknikut për të parë nga afër situatën, mbi numrin e studentëve të vaksinuar.

Ministrja, nisi t’i pyeste një nga një studentët nëse e kishin bërë vaksinën.

Dhe një studente, teksa ministrja Kushi pa certifikatën e saj të vaksinimit,u shpreh se ‘fatkeqësisht nuk e ka bërë me dëshirë dhe se ishte ndjerë e detyruar’, duke nënkuptuar kështu se në rastin më ekstrem, nuk mund të rriskonte të humbte vitin mësimor.

Pjesë nga biseda:

Kushi: E shoh e paskeni bërë dozën e parë të vaksinës

Studentja: Fatkeqësisht

Kushi: Pse?

Studentja: E kemi bërë të detyruar

Kushi: Kjo është arsyeja, unë nuk dua që ju të ndiheni të vaksinuar.

Studentja: Po ashtu jemi ndjerë

Kushi: Po jo, po shiko vaksina të mbron ty, prindërit, familjarët. Ju do të jeni 100 veta në salla, vaksina ju mbron nga virusi. Prandaj dhe arsyeja që kam dalë sot është për t’ju ndërgjegjësuar. Ji jeni të rinj, që besoni në shkencë dhe jo në teoritë e konspiracionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Novaxi21/10/2021 15:21

Paska ditur te zgjedhe "I Gjati" per Harremin e tij!

Mere me long21/10/2021 14:53

Pse mban maske z ministre? Je e mbrojtur nga vaksina sipas shkences

Shto koment

Denonco