VIDEO-SYRI TV/ Shkrihet SHÇBA, do ngrihet Agjencia për mbikëqyrjen e policisë

VIDEO-SYRI TV/ Shkrihet SHÇBA, do ngrihet Agjencia për mbikëqyrjen e policisë

13:41, 21/10/2021
A+ Aa A-

Qeveria do shkrijë shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesat, duke krijuar agjencinë për mbikëqyrjen e policisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi prezantoi projektligjin, ku parashikohen që subjekt i hetimit të kësaj agjencie të bëhen edhe Garda e Shërbimi zjarrfikës.

Nga SYRI TV

Shërbim për çështjet e brendshme dhe ankesat, në ministrinë e brendshme do shkrihet dhe një agjenci e re do mbikëqyre punën e Policisë së Shtetit. Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi prezantoi në komisionin e ligjeve, projektligjin, i cili synon të hetojë shkeljet administrative të policisë, duke përfshirë si subjekte edhe gardën dhe shërbimin zjarrfikës.

Opozita dhe mazhoranca u dakordësuan për të marrë më shumë kohë, për shqyrtimin e projektligjit, ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj, I bëri sërish vërejtje qeverisë, të rishikoje projektligjin, pasi ka paqartësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco