Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO - Ambasadori i BE/ Soreca: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën si kryetar të saj

VIDEO - Ambasadori i BE/ Soreca: Bashkëpunojmë me PD-në edhe me Berishën si kryetar të saj

13:08, 21/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për vetingun në radhët e politikanëve. Po ashtu ai komentoi edhe situatën e brendshme në PD.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vetingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non- grata nga SHBA.

Soreca tha se ambasada e BE nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

"Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike," tha Soreca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/10/2021 15:36

O TË NDERUAR SHQIPTARË! O TË NDERUAR AMBASADORË! BE DHE SHBA JANË GJITHMON ME ATË QË FITON!!! NGORDHALAQIN, SHARLATANIN, HUMBËSIN, TË PABESIN ASKUSH NUK E DON! BASHA DUHEJ TË ISHTE ARRESTUAR NGA SPAK! POR SPAK ËSHTË NJË STRUKTURË E POSAÇME E ORGANIZATËS NAKO-MAFIOZE "RILINDJA"??!!! SPAK ËSHTË NJË NGA FORUMET E PARTISË NË PUSHTET!!! TË BESOSH TEK SPAK ËSHTË NJËSOJ SI TË BESOSH QË NË DIELL KA UJË!!! APO TË BESOSH QË NË SAHARA KA FOKA DHE ARINJ POLARË!!! TË GJITHË SHQIPTARËT QË E DUAN DEMOKRACINË, E DUAN LIRINË, DREJTËSINË DHE SHQIPËRINË, KUDO KU NDODHEN T'I BASHKOHEN "FOLTORES DEMOKRATIKE"!! FOLTORE = FITORE!

Trx21/10/2021 13:55

Po normale. Berisha eshte kryeministri me i sukseshem ne shqiperi. Arritjet e tij me BE nuk jane pak.

Shto koment

Denonco