'Basha ka tmerr, sekuestrimin e pasurive të paligjshme të politikanëve'

'Basha ka tmerr, sekuestrimin e pasurive të paligjshme të politikanëve'

10:10, 21/10/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha nuk heq dorë nga praktika e gënjeshtrës, hipokrizisë dhe teatrit vulgar në sjelljen e tij si politikan me opinionin publik dhe institucionet. Ka dy arsye për këtë.
Ose nuk di mënyrë tjetër komunikimi dhe sjellje në këtë raport ose e ka pjesë të karakterit këtë model.

Të ashtuquajturat “iniciativa për ndryshime kushtetuese” që iu servirën opinionit publik në përpëlitjet e pavlera të Lulzim Bashës, për t'i ikur diskretitimit të madh që po pëson në sytë e të gjithë opinionit publik dhe atij ndërkombëtar, tregojnë edhe njëherë këtë problem të madh të tij.

Të prezantohesh si iniciator i rikthimit të organizimit territorjal vendor në modelin siç ishte përpara 2015 me 300 e kusur bashki e komuna, pa një projekt konkret, të një harte konkrete ndarjeje territorjale, tregon cektësinë me të cilën e kupton përgjegjësinë e komunikimit publik si dhe paaftësinë totale për t'u ulur e bërë një punë minimale.
Natyrisht që qëllimi është gjetkë e kushdo që ka “dy pare mend” e kupton.

Do të dëshiroja t’u kujtoja të gjithë atyre personave që në këmbim të mbështetjes, në këto kohë të izolimit të madh që anëtarësia e partisë i ka bërë L. Bashës, premtimet për t'u kandiduar si kryetarë komunash, janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet. Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.

Kjo jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të ketë 400 komuna, por mbi të gjitha sepse L. Basha nuk do të ketë më kurrë në dorë të caktojë kandidaturat për bashki, komuna e deputet të Partisë Demokratike!

Po aq djallëzor është skenari Rama-Basha për t'i ikur vetingut real të politikanëve. Loja me gjoja amendamente për vetingun nga SPAKU, nuk mashtron dot më askënd.

A e ka dëgjuar ndokush L. Bashën të flasë për “sekuestrim të pasurive të paligjshme të politikanëve”? Askush! Atë ka tmerr ta përmendë L. Basha!

Vetingu nuk është procedurë normale, formale apo e zakonshme që t’ja kërkojmë SPAKUT apo ASPAKUT, sa për t'u tallur me shqiptarët.

Jo ! Vetingu organizohet pikërisht si një proçes “ekstra” nga struktura të posaçme ngritur enkas për të, pikërisht për faktin se institucionet aktuale formale nuk e ndërrmarrin dot aktin ligjor të pastrimit, këtë rast të politikës nga vjedhjet dhe grumbullimi i pasurive të paligjëshme.

Vetingu i politikanëve do të bëhet, do apo nuk do aleanca Rama-Basha. As nga SPAKU e as nga askush i pa zoti e i pa aftë, i kapur apo peng i pengmarrësve. Shteti shqiptar do të kontraktojë auditë të nivelit të lartë dhe gjyqtarë të pavarur, nga vendet evropiane me sistemet gjyqësore dhe audituese më profesionale dhe të konsoliduara për të bërë një veting model të politikanëve.

Esenca dhe konkluzioni i të cilit nuk do të jetë thjesht nxjerrja jashtë politikës dhe administratës shterërore të këtij vendi të korruptuarve dhe inkriminuarve, por mbi të gjitha sekuestrimin e çdo pasurie të paligjshme e të pajustifikuar.

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco