Bushati bën deklaratën e fortë: Një vend me 2 ministra të përfshirë në afera droge, larg kritereve të BE-së

Bushati bën deklaratën e fortë: Një vend me 2 ministra të përfshirë në afera droge, larg kritereve të BE-së

21:48, 20/10/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euroneës Albania se kapja e shtetit nga krimi në Shqipëri është një nga arsyet pse vendit tonë i refuzohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Teksa komentoi progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, Bushati tha se ai është i parëndësishëm, duke qenë se në fund janë vendet anëtare ato që vendosin dhe që kanë refuzuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Bushatit, një vend si Shqipëria, që drejtohet nga një qeveri e cila nga 4 ministra të Brendshëm dy i ka pasur të përfshirë në afera droge nuk i përmbush kriteret për t’u futur në BE.

“Nuk ka demokraci që nuk ka krim, nga Amerika deri në Greqi krimi është aty. Puna është si qeveria sillet ndaj krimit. Nëse nga 4 ministra të Brendshëm 2 i ke të implikuar në afera droge, nuk je si holandezët pavarësisht sa drogë kalon në portet e saj. Kur dy ministra të Brendshëm i ke të përfshirë në afera droge, ky vend nuk është në kritere për t’u futur në BE, por është në kritere për t’u izoluar me tela me gjemba”, tha analisti Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco