Baçi sfidon Bashën: Nëse nuk marr 70% të votave lë mandatin e deputetit

Baçi sfidon Bashën: Nëse nuk marr 70% të votave lë mandatin e deputetit

21:45, 20/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka reaguar menjëherë pas lajmit se ai nuk do të jetë më në krye të degës së PD në Fier, ku në vend të tij, Basha emëroi Agron Kapllanajn.

Pas një mbledhje urgjente me  kryesinë e PD në Fier, Baçi tha se atij nuk i ka shkuar asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin.

Baçi gjithashtu shprehu se në takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Basha i ka kërkuar dakordësinë për komandimin e dikujt tjetër, për të cilën ai thekson se nuk e ka miratuar.

“Nuk ka asnjë lloj njoftimi për shkarkim. Kam pasur takim dje me z.Basha ku më ka kërkuar të jëm i drejtëpërdrejtë për një komandim. I kam thënë nuk jap dakordësi, pasi nuk shoh problematika në degën e Fierit. Por për të qenë transparent, unë kam thënë humbja është humbje dhe duhet mbajtur përgjegjësi. Një situatë e tillë e ngarkuar emocionalishtpër anëtarësinë e PD mund ta quaj të tepërt. Mediat jepnin lajmin e shkarkimit. Për këtë arsyeu takova me kryesinë e degës për t’iu përgjigjur pyetjeve. Ne i kemi bërë gjithmonë mbledhjet e hapura. Shprehën mendimin e tyre. Nuk kam asnjë lloj problemi. Ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit. Ne jemi në një situatë të paprecedentë, ku lideri historik Sali Berisha ka nisur takimet dhe ka mbështetje nga strukturat, dhe e patë në Fier. Jam i ndërgjegjshëm për veprimin që kam bërë, që kam marrë pjesë në Foltoren e Berishës. PD të jetë e bashkuar. Ky ka qenë mendimi im. Nuk jam marrë me firmosjet, por kam marrë informacion që rreth 600 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Nukjam tifoz as me Bashën as me Berishën. PD është aset kombëtar. Unë jam me PD. Lëvizja brenda PD i bën mirë. Kur bëhet nga lideri historik merr përmasa të mëdha e të dukshme”, tha Baçi.

I pyetur nga anëtarët nëse këto lëvizje po bëhen nga Alibeaj, ai u përgjigj se edhe në zgjedhjet e 25 Prillit, është lënë jashtë çdo vendimmarrje.

Kam qenë jashtë çdo vendimmarrje në listat e deputetëve. Unë e kam përmendur se e dyta e listës është një zonjë që nuk ka qenë fare pjesë e PD-së, nuk dua ta paragjykoj. Madje madje, ajo ka qenë votuese për herë të parë e PD-së. Kemi problematika të shumta dhe kjo ka sjellë pakënaqësi”, deklaroi Baçi.

Më tej ai thekson se nuk është kundër asnjë demokrati që të zgjidhet në mënyrë të drejtë, por shton se nëse futet në garë dhe nuk merr 70 % të votave, atëherë do të lërë edhe mandatin e deputetit.

“Nuk jam kundër asnjë njeriu. Respekt të veçantë të çdo emri demokrat që propozohet. Jam kundër procedures që është vepruar, të tjerat i vendosin strukturat. Në 2014 jam përballur me 12 kandidatura. Në 2018 po ashtu jam zgjedhur në këtë mënyrë. Edhe sot jam gati të kandidoj, nëse nuk marr 70% të votave, atëherë jap dorëheqjen edhe nga deputet. Këto vendime na çojnë humbje pas humbje”,  tha Baçi përpara anëtarëve të degës së PD Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco