Largohet nga vetingu/ Gjyqtarja Kaçe Agolli lë fëmijën pa pension ushqimor

Largohet nga vetingu/ Gjyqtarja Kaçe Agolli lë fëmijën pa pension ushqimor

21:45, 20/10/2021
A+ Aa A-

Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjyqtaren Kaçe Agolli. Kjo e fundit ka 6 muaj, që e ka shpallur vendimin për pensionin ushqimor të djalit të saj, por nuk po e zbardh dhe firmos atë. Pas muajsh sorollatje në dyert e gjykatës, zonjës i kanë thënë, se gjyqtarja Agolli është shkarkuar nga vettingu dhe ka lënë peng disa vendime.

Me kamerën e fshehtë të “Stop” qytetarja i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, por 3 herë nuk i japin zgjidhje.

Audio 1

Punonjësja– Në dorë e ka gjyqtari, do t’i bëjë të gjitha avash-avash! 

Qytetarja–Kur do i zbresë avash-avash?  5 orë…,kam fëmijën e sëmurë, më duhen Lekët. I kam shkuar 5 herë.

Punonjësja-Po e di, po ca të bëjmë?!

Audio 2

Punonjësi– Pa e zbardh gjyqtarja, nuk e zbret dot sekretarja.

Qytetarja- Gjyqtarja është shkarkuar.

Punonjësi-E po duhet bërë zbardhje…

Qytetarja-Kur po e zbret? Kur o, kur, kur? Ore jemi në gjykatë, nuk jemi në  biznes privat. Dy javë është me ligj, kanë kaluar 5 muaj e gjysmë. Ca, biznes privat jemi këtu, që s’ka rregulla? Te Gjykata pra….

Audio 3

Qytetarja-Tani si do të zgjidhet ky muhabeti im, se ajo…?

Sekretarja-Vetëm gjyqtarja e zgjidh! 

 Qytetarja-Po gjyqtarja iku nga vettingu!

Sekretarja-Po mirë, do t’i dorëzojë ajo dosjet.

Qytetarja-Po kur? Dosja ka 5 muaj.

Sekretarja-Më thua mua, por unë jam si puna jote në këtë rast. Vetëm gjyqtari e di, kur e dorëzon dosjen.

Pas interesimit të zonjës, interesohet dhe gazetarja e “Stop”, por as kryesekretarja dhe as kancelari nuk ishin, pasi ndodheshin në seminar.

Punonjësja-Jo, nuk është!

Gazetarja- Kryesekretarja ndodhet këtu.

Punonjësja-Po!

Gazetarja-Do interesohesh pak dhe për problemin tonë?

Por asnjë nuk ndodhej në zyrë pasi edhe kancelari edhe kryesekretarja ndodheshin në seminar.

Gazetarja- E kuptoj shumë mirë që kryesekretarja është në seminar, kush vjen e zëvendëson?

Punonjësja-Nuk ka zëvendësues. Kryesekretarja është një dhe nuk ka kolegë.

Gazetarja- Dakort sekretarja e gjyqtarit, një sekretar tjetër që është në gjykatë.

Punonjësja-Mund të shkosh lart!

Në këtë pikë, zonja i drejtohet sekretares së Kace Agollit, e cila sqaron, se do t’i thotë gjyqtares së shkarkuar, që ta zbardhë vendimin, pasi për këtë po interesohet media.

Qytetarja-Si je?

Sekretarja-Hajde, Edjonë hajde!

Qytetarja-Si u bë ky muhabeti im?

Sekretarja-Unë e di çfarë halli të ka zënë ty. Po, po thotë kjo(për gjyqtaren) dhe një mut ka bo! Mu s’më ka kaluar gjë! Nga unë s’ka asnjë lloj pengese ti zemër, edhe ta qaj hallin.

Qytetarja-Tani, që të kesh një fëmijë për të rritur, plus të gjitha e me media këtu, ia lë dhe djalin këtu gjykatëses, dhe ta rrisë ajo!

Sekretarja-Të drejtë ke ti!

Qytetarja-Po mirë, çfarë interesi ka një gjykatëse të mbajë “peng” detyrimin ushqimor të një fëmije?

Sekretarja-Çfarë të thotë Arta ty? Ca të them unë? Gjithmonë të kam dhënë të drejtë, gjithmonë i kam thënë, sa herë e kam nxitur Edjona ka hall, s’më ka dhënë gjë! Nuk më ka dhënë gjë! Duhet të kalojë tek dora ime, që ta dorëzoj poshtë! Ti ke ardhur 100 herë, që kur të është bërë shpallja. I kam thënë moj Edjona, po kjo këtej i hy e këtej i del. Çfarë të thotë Arta? Unë sot do ia jap këtë ultimatum, ka ardhur me median, nesër do vendimin.

Qytetarja-Po pse të arrijnë gjërat deri këtu?

Sekretarja-Po ku e di unë?

Qytetarja-Po është turp!

Sekretarja-Turp është turp, po ca të thuash, ca të thuash moj zemër?!/tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco