Raporti tronditës/ Si i detyroi Pfizer vende si Shqipëria të nënshkruajnë kontrata abuzive

Raporti tronditës/ Si i detyroi Pfizer vende si Shqipëria të nënshkruajnë kontrata abuzive

20:48, 20/10/2021
A+ Aa A-

E përditshmja më e madhe britanike, Daily Mail, shkruan se ‘një raport bombastik’ nxjerr në pah se si kompania Pfizer i ka detyruar disa vende në zhvillim që të nënshkruajnë kontrata abuzive dhe të pandershme për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Sipas gazetës, raporti është publikuar nga Public Citizen dhe pjesë e tij janë vende si Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane dhe Peruja. 

Në raport thuhet se Pfizer i ka detyruar këto vende që të pranojnë kushtet e saj, duke theksuar se kjo formë imponimi është një ‘bullizëm’.

Kështu në raport thuhet se Pfizer ka të drejtën që të bëjë qeveritë të heshtin në lidhje me kontratat e lidhura për furnizimin me vaksina.

Më tej, në raport thuhet se Pfizer ka të drejtë që të kontrollojë donacionet e vaksinave. Për shembull, nuk lejohet marrja e donacioneve të vaksinave të tjera pa miratimin e Pfizer.

Në kontratë, Pfizer i detyron këto qeveri që të paguajnë gjoba ose të përballen me padi në rast se shkelin ligjet e pronës intelektuale.

Më tej thuhet se në rast të shkeljeve të vërejtura, çështjet nuk do të shkojnë në gjykata publike, por do vendosen nga arbitrazhet private. Gjithmonë çështjet do të gjykohen në sekret të plotë.

Në rast se shtetet humbasin gjyqet ndaj Pfizer, bien dakord se Pfizer mund të sekuestrojë asetet publike të këtyre vendeve. Edhe në rast se nuk bëhen pagesat, Pfizer mund të konfiskojë asetet shtetërore, qofshin këto llogari bankare jashtë vendit apo aksione në kompani të ndryshme.

Por çfarë ndodh nëse ka mungesa të furnizimit me vaksina? Në kontrata thuhet se sërish Pfizer ka të drejtën të bëjë çdo rishikim sa i përket furnizimit me vaksina.

Në raport thuhet se Shqipëria e ka blerë një dozë vaksinë për 12 dollarë. Kurse Brazili e merr për 10 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turi21/10/2021 01:15

Me duket standarte që çështja nuk shkon në gjyq por në arbitrazh. Dhe në mënyrë që të paguhet, kërkon garanci. Prona intelektuale mbrohet me ligj në Shqipëri.

Shto koment

Denonco