I akuzuar për abuzim me detyrën, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Kokona

I akuzuar për abuzim me detyrën, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Kokona

20:51, 20/10/2021
A+ Aa A-

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona. Ndërkohë KLP ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën ndaj tij.

ILD u vu në lëvizje për Kokonën nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ai është është prokuror në prokurorinë e Pogradecit dhe dyshohet për shkelje të rënda të ligjit.

Në tetor të 2020-ës kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e tij, pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

Ai i ka mohuar këto akuza, duke thënë se sulmi ndaj tij është orkestruar nga një avokat dhe një anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco