Vetingu i politikanëve, Abilekaj: Jam skeptik, mund të shndërrohet në gjueti shtrigash

Vetingu i politikanëve, Abilekaj: Jam skeptik, mund të shndërrohet në gjueti shtrigash

19:47, 20/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj, në intervistën për emisionin Ora 19:00 me moderatoren Juli Krisafi, në Syri Tv, foli për deklaratat e Bashës, se duhet bërë veting për politikanët.

Abilekaj thekson se është skeptik për vetingun e politikanëve, duke shtuar se iniciativë e tillë e mundshme mund të shndërrohet në gjueti të shtrigave.

“Jam skeptik ndaj vetingut të politikanëve. Ne nuk mund ta vendosim në veting një politikan, që nuk ka pasur asnjë buxhet në dorë. Kjo i ngjan OFL-ve, që bënë ca operacione qesharake në raport me pasuritë e krimit në Shqipëri. Sistemi i drejtësisë në vend është i rregulluar nga Edi Rama. Nëse ndodh, mund të shndërrohet në gjueti shtrigash.  

Vetë Basha ka thënë se KPK ka marrë vendime kundër gjyqtarëve të ndershëm, e kjo nënkupton se vetë SPAK është për t’u parë me dyshime. Nuk ka garanci për procesin. Kjo duhet parë si akt i pazarit mes Ramës dhe Bashës. Basha deri më sot ka akuzuar SPAK e sot flet ndryshe. Rama duke pasur nën vete drejtësinë në vend, e ka dëmtuar drejtësinë”, u shpreh Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco