‘Foltorja shkundi demokratët’/ Baçi: Basha të pranojë vendimet e gabuara! Emërimet nuk funksionojnë

‘Foltorja shkundi demokratët’/ Baçi: Basha të pranojë vendimet e gabuara! Emërimet nuk funksionojnë

19:33, 20/10/2021
A+ Aa A-

Pas lajmit të publikuar në media për shkarkimin e deputetit Luan Baçit nga kryetari i Degës PD Fier, ka ardhur dhe reagimi I këtij të fundit.

Në prononcimin e tij Baçi ka sqaruar se nuk është shakrkuar apo ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD dega Fier, por është thirrur nga Basha për ti propozuar një emër i cili do ta zëvendësonte.

Baçi ka theksuar se emërimet dhe rekomandimet nuk fuksionojnë dhe janë veprime të gabuara, pasi kretari i ri i degës duhet ti nënshtrohet votimit me parimin një anëtar një votë.

Gjithashtu Baçi ka vlerësuar maksimalisht foltoren e Berishës, ku sipas tij kjo lëvizje ishte e nevojshme dhe i ka shkundur demokratët në të gjitha degët e vendit.

Pyetjes se kë mbështeste mes Bashës dhe Berishës, Baçi iu përgjigj se ai është me PD dhe çdo vendim i gabuar duhet të pranohet dhe të arrihet bashkimi kundër armikut të përbashkët Edi Rama.

Luan Baçi: Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës.   

Nuk jam as partizan i Berishës as i Bashës. Jam plotësisht për respektimin e statutit, mund të bëhej edhe nga 2 apo 3 deputet kjo lëvizje por kur kjo bëhet nga lideri historik atëherë vëmendja bëhet edhe më e madhe.

Lista e Qarkut Fier ka pasur probleme pasi kandidatja e vendit të dytë nuk ka lidhje me Partinë Demokratike dhe vetëm në 25 prill ka votuar për herë të parë.

Në lidhje me kreun e degës PD Fier, nuk kam problem me asnjë emër por për procedurën që po përdoret. Emërimet dhe rekomandimet nuk janë asnjëherë të vlefshme. Kam fituar me 12 kandidatë të tjerë. Jam I gatshëm edhe sot të vetbesohem dhe jam I sigurtë që fitoj mbi 70 % të votave. Jam pro lëvizjeve, pasi dega Fier ka resurse që të dalin kandidatë shumë herë më mirë por asnjëherë me emërime apo rekomandime. Vendime që nuk merren nga strukturat e degës janë vendime që na çojnë humbje pas humbje.

Nuk është mëkat që të pranojmë vendimet e gabuara. Që nga kryetarët e degëve dhe deri te kryetari I PD.

PD ka nevojë për një riformatim, një ringritje për të qënë të fortë kundër armikut të përbashkët Edi Rama.

Basha është pjesë e PD është kryetari alktual por kjo ska pse ta pengojë atë ti nënshtrohet votës si çdo drejtues tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco