'Takim 10 minuta'/ Luan Baçi tregon bisedën me Bashën: Më kërkoi dorëheqjen, i thashë...

'Takim 10 minuta'/ Luan Baçi tregon bisedën me Bashën: Më kërkoi dorëheqjen, i thashë...

19:24, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka rrëfyer takimin që ka patur me Lulzim Bashën mbrëmjen e kaluar. 

Baçi tha se ka qenë një takim 10 minuta në selinë e PD, ku Basha i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, gjë që deputeti e ka refuzuar. 

Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Kryesisë së PD në Fier, Baçi u shpreh se ka kërkuar nga Basha që të mos komandojë emër tjetër pa pyetur më parë drejtuesit e PD atje. 

Luan Baçi: Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës.  

Nga ana tjetër deputeti Luan Baçi njoftoi se një numër i konsiderueshëm i delegatëve demokratë të Fierit kanë firmosur për 'Foltoren' e Sali Berishës.

"520 delegatë të Fierit kanë firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe do të marrin pjesë në atë Kuvend". 

Mësohet se Qarku i Fierit ka 600 delegatë me të drejtë vote në Kuvendin Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco