Banorët e Laprakës vijojnë rezistencën/ Gazetari: Kush janë miliarderët që bënë devijimin e rrugës?

Banorët e Laprakës vijojnë rezistencën/ Gazetari: Kush janë miliarderët që bënë devijimin e rrugës?

18:33, 20/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës vijojnë rezistencën kundër projektit të zgjatimit të Unazës së Re.

Pasditen e sotme është zhvilluar protesta e 11 e banorëve kundër devijimit të lotit te Unaza e Madhe, e cila prek qindra familje në zonën e Laprakës dhe te kombinati Josif Pashko. 

Qytetarët kanë njoftuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë protesta do të përshkallëzohet duke i shkuar edhe Ramës poshtë zyrës.

‘Ne kërkojmë vetëm zbardhjen e këtij projekti abuziv, pasi asnjë nuk merr përsipër të prezantojë projektin pas tre herë ndryshime me radhë’, tha një prej banoreve.

Gjithashtu gazetari Bled Marku i pranishëm që në fillim të këtyre protestave ka ngritur një pyetje për qeverinë, për emrin e oligarkut të radhës që ka ndërhyrë në ndryshimin e këtij loti.

Bled Marku: Kush janë këta miliarderë që bënë devijimin e rrugës? Njërin e dimë se kush ndërhyri te loti më parë në Astir, por këtë të fundit ta bëjë publike qeveria. Çdo banesë qoftë e legalizuar apo jo të dëmshpërblehet me çmimet e referencës të publikuar nga Bashkia e Tiranës.

Të gjitha shpërblimet për dëmet e tërmetit i kanë marrë patronazhistët.

Një shqetësim është edhe çështja e kwtyre patronazhistëve. Kanë filluar të vizitojnë banorët në banesa dhe i kanë ofruar zgjdhje vetëm që të fiket kjo protest. Shumë shpejtë do bëjmë publike dhe fotot e këtyre patronazhistëve të dashur për Ramën dhe partinë e tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco