Berisha publikon videon: Dy kundërshtarë me një avokat! Rast unik në botë

Berisha publikon videon: Dy kundërshtarë me një avokat! Rast unik në botë

18:24, 20/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një tjetër video nga 'Foltorja' e djeshme në Dibër. 

Lideri historik i demokratëve tha dje se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbrohen në studio televizive nga analisti Baton Haxhiu, të cilin Berisha e quan Baton Stanishiçi.

'Dy kundërshtarë me një avokat! Rast unik në botë', shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke e quajtur avokatinë e Batonit për të dy, si pjesë të bashkëpunimit mes Ramës dhe Bashës. 

Ndërsa nga 'Foltorja' e Dibrës, Berisha deklaroi: 

'Hidhni sytë te ekranet televizive, ju jeni të mençur dhe ju e dini se avokati i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës është Baton Stanishiçi. Miqve demokratë të mi u bëj thirrje të mendojnë për një moment se çfarë përfaqëson Dushani i ri, një njeri i dokumentuar nga Gjykata e Hagës si bashkëpunëtor i Jovica Stanishiçit. Por si mund të jetë avokat i dy kundërshtarëve?! Unë e di pse ndodh, por ky është turp e faqja e zezë për ne. Ish-kryetari ynë ka për avokat, avokatin kryesor të Edi Rarmës. Pra, ne jemi katandisur në këtë gjendje. Ndaj dhe ftoj miqtë tanë të mendojnë se në këtë mënyrë ne ecim nga disfata në disfatë. Çështja është ta merrni ju në dorë dhe të vendosni ju', u shpreh Berisha nga Foltorja e 10-të, në Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco