VIDEO/ 'Raporti për mediat', Cukalli: Rama mban vendin e parë për agresion dhe shpifje. Ka imunitet

VIDEO/ 'Raporti për mediat', Cukalli: Rama mban vendin e parë për agresion dhe shpifje. Ka imunitet

17:27, 20/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë intervistës në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, përfaqësuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukalli ka folur mbi raportin e KE-së për lirinë e medias në Shqipëri.

Cukalli ka theksuar se në raport është e shënuar që gazetarët shantazhohen me padi në gjykata nga politikanët dhe oligarkët dhe kjo gjë nuk i bënë përshtypje Ramës dhe qeverisë së tij.

Gjithashtu Cukalli ka treguar për herë të parë se në një raport monitorimi që pritet të publikohet së shpejti, Rama mban vendin e parë për numrin e agresionit ndaj kundërshtarit politik dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur që shpesh kalon në shpifje.

Ferko: Kritikat për progres raportin e KE, me sa nota realiste është ai në syrin tënd?

Cukallli: Prap mendoj se edhe kaq sa është thënë është prap shumë pozitive për vendin pasi gjendja reale në arbitaritet është shumë më e rëndë se kaq. Pikat kryesore të raportit e tregojnë qartë pasi një nga pikat e raporit është se gazetarët përpiqen të tremben edhe me padi. Qofshin këto për politikanë apo koorportat e mëdha, pasi këto kanë financiarisht mundësi të hedhin në gjyq për të trembur, si dhe kanë mundësi për të blerë vendimin kundër teje. Këto ndodhin në vendet e brishta si i joni në regjime autoritare ku drejtësia është e brishtë dhe njerëzit me para mund të sigurojnë gjithçka. Për këtë Rama nuk flet ndonjëherë dhe nuk shqetësohet se oligarkët apo politikanët shantazhojnë gazetarët përmes kërcënimeve për gjyqe që është një formë dhune moderne. Si mund të mbrohet një gazetar edhe në formën ekonomike, përballë një kompania që merr të tëra studiot dhe studiot më të mira. Nuk e kemi dëgjuar njëherë Ramën të kërkojë një falje dhe të thotë që do përmirësohet.

Progres Raporti është një gjë e shkruar e studiuar dhe ngelet aty. Nëse për konsum të brendshëm Rama thotë gënjeshtra apo se do hedhë edhe satelitë por fakti është që edhe pse Rama do të thotë çdo gjë, nuk do të thotë se ajo është e vërtetë. Kjo është një formulë për të relativizuar të vërtetën. Ndodhta mund ti hecë në publik dhe mund të gënjehen nga Rama por Progres Raporti ngelet aty.

Në asnjë nga pikat e raportit nuk përmendet ajo e shpifjes, pasi Rama është i fundit që duhet të flasi për shpifjen pasi ai dhe politikanët e tij janë të mbrojtur me ligj nga shpifja.

Rama mban vendin e parë për numrin e agresionit ndaj kundërshtarit politik dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur që shpesh kalon në shpifje. Gjatë fushatës Rama çfarë ska thënë për këdo por është i mbuluar me imunitet. Nuk është e ndershmë që Rama tna japë leksion për shpifjet ose të bëjë sikur është i preukupuar për shpifje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco