Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Vjen reagimi i fortë: Edhe këtë e bëre o Lulzim Basha?! Na barazove me një...

FOTO/ Vjen reagimi i fortë: Edhe këtë e bëre o Lulzim Basha?! Na barazove me një...

16:56, 20/10/2021
A+ Aa A-

Shkarkimi e deputetit Luan Baçi dhe komandimi i Agron Kapllanajt në krye të degës së PD në Fier, ka sjellë reagimet e para. 

Ibrahim Morina, ish-kryetar i degës së PD në Fier shkruan në rrjetet sociale se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha. 

Morina poston në Facebook formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.  

'Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali', shkruan Morina. 

Agron Kapllanaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Mallakstrës në 2015, detyrë që e mbajti deri në 2019. 

Ndërsa në 25 prill ishte kandidat për deputet në Qarkun e Fierit. 

Reagimi
EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?!
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”. 

Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.

Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!

Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?! 

Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj”… 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Benca21/10/2021 01:03

Krasniqi,Maloku,Gurguri,Morina... Këta janë "demokratët fierakë " të Sali Berishës në Fier...aha mos harrojmë që i vetmi fierak atje ishte imorali Fatos Mihali! Fieri nuk ka patur kurrë PD...sepse nuk mund t'i drejtojë intelektualët e këtij qyteti një injorant kosovar apo një çam batakçi...por një fierak i nderuar po.. Ky Baçi ka bërë namin si drejtor i patentave në kohën e PD,sot na del i ndershëm... Të shfaroset kjo shpurë e ndyrë ,servilash të Saliut....të zhduket Saliu edhe Luli... PD nuk ka më,duhet rithemeluar Opozita!

Shto koment

Denonco