VIDEO/ Veting për politikanët? Gjata: SPAK s’mund ta bëjë, dështoi edhe me gjyqtarët

VIDEO/ Veting për politikanët? Gjata: SPAK s’mund ta bëjë, dështoi edhe me gjyqtarët

16:38, 20/10/2021
A+ Aa A-

Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata, në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për deklaratën e Lulzim Bashës se duhet që politikanëve t’ju bëhet veting, nga SPAK.

Gjata thekson se SPAK nuk mund t’ju bëjë veting politikanëve, duke shtuar se pikërisht SPAK dështoi edhe me gjyqtarët.  

“Vettingu i politikanëve nuk është diçka e papritur. Kam kërkuar që më 2015 vetting të politikanëve. SPAK s’mund të bëjë veting të politikanëve, dështoi edhe me gjyqtarët. Për shembull nuk kam besim se SPAK do bëjë hetim për inceneratorët, për skandalet e Unazës së Re, apo blerjen dhe shitjes së votave, që janë gjërat që të çojnë në sferat e larta të politikës. Kur nuk kam besim për këto, pak besim ka se SPAK do bëjë vetting për politikanët. Kam frikë se mos përdoret SPAK për të hedhur lumin.

Nuk kam besim se SPAK do të hetojë pastrimin e parave, që dukeshin qartë në përgjimet e Ndragjetas. SPAK nuk kam besim se do të hetojë pastrimin e parave të kullave dhe ndërtimeve në Tiranë e bregdete. SPAK ka dënuar ca drejtorë, ca ish-zv ministra, deri këtu shkonte edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, madje kjo e fundit bënte edhe më shumë. Mua më duket me rrezik, se ka që thonë se SPAK ma ka dhënë certifikatën e pastërtisë. Kushtetuta është më e rëndësishmja e nuk duhet anashkaluar asesi”, u shpreh Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco