Basha: Më mbështesin 95% e demokratëve. Paloka: Na e hiq sikletin, kërko votëbesim

Basha: Më mbështesin 95% e demokratëve. Paloka: Na e hiq sikletin, kërko votëbesim

14:54, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, gjatë konferencës së sotme për media, duke dashur të tregonte mbështetjen ndaj tij është shprehur se 95 përqind e anëtarësisë e duan atë në parti.

’95 për qind e demokratëve më mbështesin’, është shprehur Basha për gazetarët.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Paloka i bën thirrje Bashës, se nëse është i bindur se e mbështetin 95 për qind e demokratëve, atëherë le të kërkojë votëbesimin e tyre.

Reagimi i Edi Palokës:

Nëse ke bindjen se 95% e demokrateve të mbështesin, atëherë na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit!

Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD-së e të gjithë demokratët kanë detyrimin të bashkohen për të bërë betejën me atë që është armiku jo vetëm i demokratëve, po i gjithë shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramën!

Po për këtë, pas situatës që është krijuar, më parë duhet të marrësh votëbesimin e demokrateve.

Vota e atyre që përfaqësojmë duhet të vendosë për të gjithë ne!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

London20/10/2021 18:15

Mbase jam large por paloka duhet tja japi kenaqesin e 95 % te demokratve ta votojne bashen. Pse paloka nuk po e mbledh kuvendin?

Leonsio20/10/2021 16:09

Propozim me te sakte nuk ka , prandaj sa me shpejt kerko votbesimin e antaresise PD dhe e shikon qarte se sa % je ...

Tao20/10/2021 15:35

Ore ky ka fiillu me e perzi mallin qe pi ose esht akoma ne gjum dhe sdi car flet

t20/10/2021 15:27

Paloke je kryetar i keshillit kombetar,kerkoja votebesimin zyrtarisht ne forumet e pd dhe jo me fb

Shto koment

Denonco